Flash

Kupa Libertadores, River-Boca vishet me mister: "grabiten" shënimet e Gallardo

Lapsi.al 18 November 2018
Kupa Libertadores, River-Boca vishet me mister: "grabiten"

Superklásikja e kthimit në finalen e Kupës Libertadores nuk do të luhet vetëm në fushë, por mbi të gjitha jashtë, sidomos kur mbeten ende disa ditë nga River Plate-Boca Juniors. Sfida e 24 nëntorit në Monumental ka nisur të vishet me mister, sepse në Buenos Aires janë gjetur disa fletë me shënimet e pretenduara të Marcelo Gallardo, të gjithë në një bllok me stemën e Millonarios, e madje edhe me pasaportën e trajnerit.

Fotot qarkullojnë prej 24 orësh në rrjetet sociale dhe janë bërë virale, por tifozët pyesin se nga kanë ardhur ato fletë. Nga sa mësohet, duket se janë grabitur nga makina e Muñeco e janë lënë në një kazan plehrash në kryeqytetin argjentinas, jo para se ti bëhen disa foto "kompromentuese".

Fletët tregojnë programin javor të stërvitjeve të River, disa skema të ndryshme ofensive, madje edhe idenë surprizuese të mbrojtjes me 3 në ndeshjen e parë në Bombonera, me aktivizimin e Lucas Martínez Quarta si qendror i tretë, bashkë me Javier Pinola e kapitenin Jonathan Maidana.

Informacione ose të dhëna për formacionin që do të reshtohet në ndeshjen e kthimit, atë deciziv, duke qenë se me të parën të përfunduar 0-0 e kur golat në transfertë nuk vlejnë dyfish, gjithcka nis nga fillimi.

Përvec kësaj, janë edhe biletat e një fluturimi në Irak e ato për të ndjekur miqësoren mes Argjentinës e Brazilit me logon e Afa e një kalendar me datat e gjysëmfinaleve të Kupës së ligës që River Plate do ta luajë kundër Gimnasia La Plata.

Trauma është e qartë, një grabitje e kryer nga një tifoz "spiun" i Boca Juniors për të nxjerrë zbuluar trajnerin e rivalëve të përjetshëm, por për momentin Gallardo nuk ka konfirmuar asgjë. Përkundrazi në rrjetet sociale pretendohet se River ka ndërtuar gjithcka në perfeksion dhe është vetëm një fake spy-story për të destabilizuar kundërshtarin.

Për të fituar Superklásiken e shekullit bëhet gjithcka e kjo cështje në një mënyrë apo tjetër, e tregon akoma më shumë.

Të këshilluara

Video/ Kroacia befason në Wembley

Anglia kërkonte vendin e parë në grup, e fortë se luante në shtëpi, por rrezikon tashmë të zbresë një divizion më poshtë, pas golit të avantazhit për Kroacinë. ...

16:24

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI