Flash

Kërkoi falje? Mavraj publikisht nuk e bëri, por ka një tjetër variant...

Lapsi.al 18 November 2018
Kërkoi falje? Mavraj publikisht nuk e bëri, por ka një

Në minutën e fundit të Milan-Juventus, Gonzalo Higuain, humbi mendjen dhe u ndëshkua me karton të kuq, por sapo kaloi vijën kufizuese, në deklaratën e parë për mediat, kërkoi publikisht falje. Shumë më përgjegjëse situata e kapitenit të Shqipërisë, Mërgim Mavraj, sepse minuta kur mbrojtësi u ndëshkua me karton të kuq ishte e 22 dhe, në disavantazh të një goli, vendosi praktikisht rrjedhën e lojës, që përfundoi ashtu i dihet, me pokerin skocez në Shkodër.

Vetëm se kapiteni nuk denjoi ti kërkonte ndjesë jo vetëm tifozëve që kishin ardhur në Loro Borici për të parë një ndeshje dhe asistuan në një lojë me sens unik, por edhe ndaj shokëve të skuadrës, që u dënuan të humbisnin një ndeshje pa luftë: "Lojtari skocez më tha vetë pas ndeshjes se nuk e preka fare, por gjithsesi ju, mendoni ndryshe - deklaroi Mavraj pas ndeshjes -. Kur lëviz gjoksin, lëviz edhe kokën dhe unë nuk e godita, vetëm e konfrontova me trupin tim".

Një lëvizje e gabuar imazhi në sytë e tifozëve që e kanë ashuruar gjithnjë dhe mediave që e kanë mbështetur, ndaj dhe nuk vonoi të shfaqej në qarkullim varianti i dytë, sipas së cilës kapiteni ka kërkuar ndjesë në dhomat e zhveshjes. Por kaq nuk mjafton, sepse ajo humbje peshoi mbi të gjithë, jo vetëm lojtarëve në fushë, por edhe tifozëve në shkallët e stadiumit dhe ata ndjesën duhet ta dëgjonin publikisht...

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI