Flash

Lajthit sërish Erion Veliaj, i krahason protestuesit e Unazës me pushtuesit fashistë

Lapsi.al 17 November 2018
Lajthit sërish Erion Veliaj, i krahason protestuesit e Unazës me

Pasi i etiketoi si 'shpellarë' protestuesit te zona e Astirit, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, rrëshqet në një tjetër deklaratë të rëndë. Sot gjatë fjalës së mbajtur në ceremoninë e përkujtimit të clirimit të kryeqytetit, Veliaj i krahasoi protestuesit me pushtuesit fashistë.

“Hera e parafundit që u dogjën goma në derën e Bashkisë së Tiranës ishte 17 nëntor 1944, kur trupat që po largoheshin dogjën qytetin dhe shkaktuan dëmet e fundit që mund t’i bënin Tiranës. Hera e fundit që u dogjën goma para Bashkisë së Tiranës ishte pardje, pas 74 vitesh, jo nga armiku, jo nga pushtuesi, jo nga zaptuesi, por nga ne vetë. Ndaj them se ky është një moment reflektimi. Jemi pjesë e NATO-s, gjasat që dikush të na pushtojë, të na pengojë, të na sabotojë janë shumë të vogla nga të huajt, por vetë mund ta bëjmë. Ne sot e kemi në dorë edhe të mirën edhe të keqen, e kemi në dorë edhe ta shkatërrojmë edhe ta ndërtojmë Tiranën; edhe t’i vëmë zjarrin Tiranës, edhe ta bëjmë lule Tiranën; edhe të modernizohemi, edhe të bëjmë hapa mbrapa”, deklaroi ai.

Të këshilluara

Italia dëbon shqiptarin e lidhur me ISIS

Një emigrant shqiptar nga Kosova, 23 vjeç është dëbuar nga territori italian për motive sigurie. Ministri i Brendshëm Matteo Salvini ka firmosur dekretin e d...

10:04

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI