Flash

Dekretimi i Lleshit/ Presidenca si zyrë shantazhi

Lapsi.al 17 November 2018
Dekretimi i Lleshit/ Presidenca si zyrë shantazhi

Kur, presidenti Ilir Meta refuzoi herën e parë dekretimin e Sandër Lleshajt si ministër i Brendshëm, makineria gëbelsiane e propagandës së rilindjes hapi me shpejtësi një thashethem që qarkulloi në të gjitha zyrat e redaksive dhe në të gjitha korridoret e politikës, sikur kreu i shtetit në atë që po bënte nuk kishte, as motive juridike dhe as politike, por thjesht financiare. Akuza që sponsorizohej në disa drejtime ishte se ai po kërkonte një pazar me Ramën, për një tender të majmë energjie në rrethin e Vlorës. Natyrisht ky përgojim ishte pak i besueshëm aq më tepër që tashmë rilindësit e kanë bërë zakon të hedhin baltë mbi këdo që u tenton ti pengojë në qëllimet e tyre të mbrapshta.

Por mënyra se si Ilir Meta u soll me çështjen Lleshi ka ngritur shumë pikëpyetje të errëta mbi institucionin e presidencës. Sepse komportimi i saj i ngjante më tepër atij të një bande shantazuese.

Sot kur gjithçka ka përfunduar, ne dimë me saktësi që e gjithë kriza institucionale u shkaktua sepse kreu i shtetit gjykonte se Lleshi ishte gjeneral ndaj ai nuk mund ta emëronte si ministër pa e shkarkuar dot më parë nga ofiqi ushtarak që mbante.

Lexo më tej:

Dorëzohet Ilir Meta/ Dekreton Sandër Lleshajn

Dekretimi i Lleshajt, reagon Rama: Ka zgjidhje edhe kur duket sikur krisjet janë të pariparueshme

Dakord po ai mund të vepronte edhe me precedentin Nishani i cili e emëroi demokratin Demiraj, po në ministrinë e Brendshme, megjithëse edhe ai kishte qenë ushtarak.

Por, le të supozojmë se Meta nuk e kapërdinte dot këtë “shkelje të ligjit”. Pra se ai e ktheu Sandër Lleshin vetëm për faktin e thjeshtë se nuk kishte zhveshur uniformën.

Por kur shkaku paskësh qenë ky, kaq i thjeshtë, pse Ilir Meta nuk e tregoi që në fillim motivin, por e mbajti atë sekret për më se një javë? A kishte gjë më të lehtë se t’i shpjegonte gjithë shqiptarëve se një gjeneral nuk mund të emërohet ministër?

Pse ai hodhi në publik versionin se arsyet mund ti shpjegonte vetëm me dyer të mbylla përpara deputetëve, sikur të bëhej fjalë për kodet bërthamore të SHBA-së? Ku e cenonte sigurinë kombëtare që po mbronte komandanti i përgjithshëm debate banal për fitimin e gjyqit nga Sandër Lleshi?

Pse njerëzit e tij më të afërt dhe mbështetësit e vet, flisnin për njolla bashkëpunimi me shërbime të huaja dhe për dosjen plot të Sandër Lleshit ku nuk kishte ku ta kapje më parë?

Pse në fund, këtë çështje thjeshtë juridike (pra ishte apo nuk ishte ushtarak në detyrë Lleshi) Ilir Meta e konsideroi si një digë për mbrojtjen e regjimit demokratik nga Rama që po bëhej si Enveri?

Pra të gjitha këto pikëpyetje të bëjnë të mendosh se e tëra sa u stis ishe më shumë një presion mafioz sesa një qëndrim parimor.

Nëse do të kish qenë thjesht çështje interpretimi juridik, meta do të kishte treguar menjëherë arsyen, do kishte ç’dekretuar Sandri dhe do kish firmosur Lleshin, nuk do e kishte zgjatur telenovelën dhe nuk do të hidhte bomba tymuese me seanca me dyer të mbyllura dhe me hije sekretarësh të parë.

Fakti që ai i bëri këto tregon se ka pasur një qëllim të mbrapshtë. E vetmja gjë që nuk dihet tani është me mos kjo mbrapshti lidhet ndopak me atë tenderin e energjisë së përflasin rilindësit.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI