Flash

Basha pret dy britanikët e Partisë Konservatore, do ndihmojnë PD-në për përzgjedhjen e kandidatëve

Lapsi.al 17 November 2018
Basha pret dy britanikët e Partisë Konservatore, do ndihmojnë

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha zhvilloi një takim me dy anëtarë të Partisë Konservatore në Britani, David Jones dhe Matthew Wickers të cilët e zhvillojnë në vendin e tyre procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për zgjedhje. Ata do të ndihmojnë PD-në në përzgjedhjen e kandidatëve për zgjedhjet lokale edhe pse në statutin e demokratëve është sanksionuar se për kandidaturat për kryetar bashkie dhe këshilltarë bashkiakë do të duhet të merret dhe mendimi i anëtarësisë,

"Po marrim përvojën më të mirë në kontinentin europian dhe në botë të seleksionimit të kandidaturave para se ato të dërgohen për vlerësim dhe gjykim anëtarësisë që është përvoja e Britanisë së Madhe, të Partisë Konservatore të Tereza May. Ndaj jam shumë i kënaqur që kërkesa është vlerësuar dhe ne këtu kemi njeriun që kryeson procesin e përzgjedhjes së kandidaturave të Parlamentit britanik", tha Basha.

Megjithatë kreu i PD-së nuk deklaroi prerë nëse PD do të futet në zgjedhjet lokale apo jo, në një kohë kur prej disa muajsh vijon bojkoti i Kuvendit.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI