Flash

“Arrestoje, por mos e qëllo në kokë” Prindërit e protestuesve denoncojnë dhunën policore

Prindërit e studentëve të ndaluar gjatë protestave në Tiranë denoncojnë dhunën policore dhe arrestimet që i konsiderojnë të padrejta. Mes ankthit për fatin e fëmijëve dhe zhgënjimit nga institucionet, ata rrëfejnë vështirësitë ekonomike, mungesën e perspektivës dhe frikën se të rinjtë që dolën në rrugë për të kërkuar një të ardhme më të mirë në Shqipëri, do të përfundojnë duke u larguar prej saj.

12:47

Banorët e Unazes: "Do i mbrojmë shtëpitë me armë"

Lapsi.al 17 November 2018
Banorët e Unazes: "Do i mbrojmë shtëpitë me

Banorët e Unazës së Re të njohur si zona e “Astirit” në kryeqytet janë mbledhur sërish mbrëmjen e sotme në protestë për të kundërshtuar shembjen e banesave të cilat preken nga projekti i Unazës së Madhe.

Në ditën e 14 të protestës së tyre, banorët kanë bllokuar rrugën dhe shprehen se nuk do lejojnë të prishen banesat e tyre pa marrë dëmshpërblim me vlerën e tregut. Në një lidhje direkte për ‘News24’ një nga banorët u shpreh se do mbrojë me armë pronën e tij që e ka në proces legalizimi që prej vitit 2006.

“Ne kërkojmë nga qeveria dhe bashkia që të merren vesh me ne. Ky është mundi dhe djersa jonë. Ai na quan nazistë. Ne nuk jemi të ardhur nga hëna, por jemi banorë të këtij qyteti. Ne nuk jemi të jashtëligjshëm dhe kemi nisur një proces legalizimi për banesat tona që prej vitit 2006. Ka ardhur koha që gota u mbush. Këtu do vdesim sepse nuk kemi ku shkojmë. Do mbroj pronën time me armë. Ata vjedhin taksat tona”,- thotë banori. Ndwrsa njw grua tjetwr treegoi se rreth 20 policw tw kombinatit "më tërhoqën zvarrë".

“Policia më arrestoi djalin. Më arrestuan pardje djalin dhe vet kam qenë në spital. Shkoni si jam bërë. Më mori policia e Kombinatit. Ka tre ditë që ka ndodhur ngjarja. Kam qenë sëmurë. Dhe mbrëmë kam qenë në spital në orën 2 të natës pasi na kanë shqetësuar shumë. Më erdhën rreth 20 police në vendin e punë dhe më tërhoqën zvarrë. Më kërkuan telefonin e djalit, se di pse e kërkonin”, tha ajo.

Të këshilluara

Alfio tatuazh për Fatmën

Alfio Rrotani ka dëshmuar se dashuria e tij për Fatmën është shumë e madhe. Edhe pas dy vitesh të lidhur, shefi i kuzhinës flet me shumë ndjenja për moderatoren...

13:34

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI