Flash

Protesta te 'Astiri', Dashamir Shehi: Rama është si Enveri, u merr shtëpitë dhe nuk jep dëmshpërblim

Lapsi.al 16 November 2018
Protesta te 'Astiri', Dashamir Shehi: Rama është si Enveri,

Deputeti demokrat Dashamir Shehi, i është bashkuar protestës së banorët të Astirit. Shehi tha se Rama po vepron si Enver Hoxha, që të merrte shtëpinë dhe nuk të jepte dëmshpërblim.

“Një shtet që po i shpërdoron lekët, këtë shtet kemi ne. Gjithë këto miliarda që ka Rama, nuk ka lekë për këta banorë?! Nëse do t’i shembin në mënyrë abuzive ai do të tregojë absolutizmin e vetë. Ky njeri do t’i dhunojë shqiptarët, ky është si Enveri që të merrte shtëpinë dhe nuk të jepte dëmshpërblim. Duhet të kalkulohet dëmshpërblimi i shtëpive. Pse nuk mund të përballojë dot qeveria dëmshpërblime? Këta 1 kilometër rrugë e ndërtojnë 20 milionë euro, nuk paskan për këta banorë?! Hallin që kemi do ta ndajmë të gjithë bashkë. Këtu jemi të gjithë njësoj, zoti Veliaj ta mbajë gojën kur t’i drejtohet qytetarëve të Tiranës.”, u shpreh Dashamir Shehi.

Të këshilluara

Aksident në Elbasan, vdes një person

Një këmbësor 55 vjeç është aksidentuar për vdekje në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme (17 nëntor) në lagjen "Vullnetari". "Shtetasi E.B., 41 vjeç...

16:20

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI