Flash

Zvërneci shitet për 306 mijë euro

Kontrata e shitjes së aksioneve zbulon se kompania që zotëron lejen e zhvillimit për resortin luksoz në bregdetin e Vlorës ndryshoi pronarë përmes një marrëveshjeje offshore mes Holandës dhe Katarit.

14:42

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43

Përgjakja e Shkodrës/ Në 5 muaj, 7 të vrarë dhe 2 të zhdukur

Lapsi.al 16 November 2018
Përgjakja e Shkodrës/ Në 5 muaj, 7 të vrarë dhe 2

Ekzekutimi i biznesmenit Fatos Ferracaku mesditën e së mërkurës rikthyer vetëm pas 74 ditësh ngjarjet kriminale në Shkodër, një nga qendrat më të rëndësishme të veriut të gjunjëzuar nga krimi. Në 5 muajt e fundit, Shkodra ka shënuar 7 vrasje, 6 prej të cilave të tipit mafioz, autorët e të cilave nuk dihen. Dy persona rezultojnë ende të zhdukur prej muajsh në rrethana misterioze për të cilët mendohet më e keqja.

Si nisi?

Ishte fillimisht një shpërthim mjaft i fuqishëm tritoli që tronditi qytetin e Shkodrës në 13 janar të këtij viti. Lënda plasëse ishte montuar në një motoçikletë në lagjen “Rus”. Për pasojë 7 persona mbetën të plagosur, dy prej tyre në gjendje më të rëndë. Shënjestra e atentatit ishte Lulzim Kullaj, një emrat e konsideruar si “të fortët” e Shkodrës. Ai mori plagë të rënda por mbijetoi. Muaj më vonë u mësua se motori me tritolin e montuar kishte udhëtuar nga Elbasani në Shkodër. Disa ekzekutues ranë në pranga, por jo urdhëruesit. Janë të shumtë ata që mendojnë se kjo ngjarje prishi ekuilibrat e vënë prej kohësh në qytet ku grupe kriminale të njohura si Licët dhe Bajrët kishin qëndruar korrekt me paktin e vënë. Por ky shpërthim prishi disa ekuilibra.

Ngjarjet e rënda vijuan në 18 qershor kur u ekzekutua me një plumb në kokë Mehdi Kavaja, pronar i një servisi. Motivet dhe autorët ende nuk dihen. Fillimisht, u dyshua se vdekja e tij kishte ardhur për shkaqe natyrale, por vetëm pas ekzaminimit nga ana e mjekëve ligjorë u zbulua se bëhej fjalë për vrasje. Vrasja mendohet se mund të jetë një hakmarrje. Burime të policisë thanë se për këtë ngjarje janë aktivizuar vrasës me pagesë që kanë përdorur silenciator pasi fqinjët nuk dëgjuan asgjë.

Kjo ngjarje do të pasohej ndoshta nga një nga krimet më të rënda të ndodhur ndonjëherë. Në 15 korrik u ekzekutua ish-oficeri i policisë Boran Bërçana dhe bashkëjetuesja e tij Silvi Ndoci. Ata u qëlluan në makinë në kohën kur do të zbrisnin. Bashkë me ta në mjet ishte dhe fëmija i tyre vetëm 2 vjeç. Edhe në këtë rast autorët dhe motivet nuk dihen. Kanë qenë të shumta spekulimet për këtë ngjarje. Disa e lidhnin me aktivitetin e paligjshëm të ish-policit. Të tjerë flasin se objektiv ishte bashkëjetuesja e tij ndërsa ekziston edhe një variant se çifti u ekzekutua për një thashetheme të përhapur se Bërçana kishte nisur të fliste për ato që kishte parë.

Nuk do të kalonte as një muaj dhe në 10 gusht, Shkodra do të tronditej nga një tjetër atentat mafioz. I vrarë mbeti Fatbardh Lici, i cili u qëllua nga një breshëri automatiku gjatë kohës që po pinte kafe në një lokal në lagjen Kiras. Ende edhe sot nuk ka të arrestuar apo një pistë konkrete ku të jetë fokusuar puna e policisë. Vëllai i tij akuzoi bandat kriminale të lidhura me policinë për këtë ngjarje. Pas goditjes së Licëve, kundërpërgjigja nuk do të vononte.

1 shtator u vra Arian Ferracaku, kushëri i viktimës së atentatit më të fundit në Shkodër, Fatos Ferracakut të eliminuar duke shitur peshk në markatën e lagjes Rus në 13 nëntor. Biznesmeni Arjan Ferracaku u vra duke kalëruar në zonën e Livadheve ndërsa dyshohet se ai mund të jetë ngatërruar dhe se në fokus të ketë qenë një nga personat që e shoqëronin. Ndërsa për të afërmin e tij të ekzekutuar së fundmi, ka dyshime se ka parë autorët e vrasjes së ndodhur në Livadhe dhe kishte dijeni për ta.

Prej 23 gushtit dy persona rezultojnë të zhdukur në Shkodër. Për fatin e Agron Mollajt dhe Gëzim Hysjat, dajë e nip mes tyre, nuk dihet asgjë. Për të mos mjaftuar këto, më 27 gusht, Alfred Pellumbi vrau komshiun e tij Prendush Fusha pas një konflikti banal. Në fillim të shtatorit policia organizoi një aksion duke vënë në pranga dhjetëra persona të akuzuar si pjesë e grupit të Bajrëve, por vrasja e fundit vërtetoi se arrestimet nuk do të mbyllin sagën e vrasjeve mes grupeve kriminale më këtë këtë qytet. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43