Flash

Pasuria e Kylie dhe Travis nuk ndikon në jetën e Stormit

Lapsi.al 16 November 2018
Pasuria e Kylie dhe Travis nuk ndikon në jetën e Stormit

Edhe pse Kylie Jenner dhe Travis Scott janë ndër njerëzit më të pasur në botë duket se vajzën e tyre po përpiqen ta rrisin me stil jetese normal, pavarësisht se jetojnë mes luksit.

“Ata janë me të vërtetë të mirë, prindër normalë. Edhe pse ata kanë stil jetese që bie në sy, po përpiqen ta rrisin Stormin me stil normal jetese” – tha një burim për “Us Weekly”.

Me sa duket, kjo përfshin edhe të marrit vogëlushen në turneun e reperit “Travis’ Astroworld”.

Më herët për “E!News” Travis kishte treguar se vetë nuk ishte rritur në të njëjtat kushte me Stormin duke thënë: “Është kaq e vështirë sepse unë u rrita në një familje ku nuk kisha kurrë një dado ose prindërit e mi nuk kanë pasur kurrë turne, kështu që ta bësh në moshën 26 – vjeçare këtë gjë është e vështirë, por kur tashmë je para kësaj situate i thua vetes ‘Oh kjo është perfekte’ ” – tha Travis.

“Në fund të ditës e gjitha bëhet për Stormin dhe lumturinë e saj. Ne i kemi hequr shumë gjëra të panevojshme, në mënyrë që Stormi të ketë më të mirën në jetën e saj” – tha ai.

Të këshilluara

Eduardo Yanez kërcënon me jetë gazetarin

Eduardo Yanez është tepër i njohur për rolet e tij në filmat spanjoll që ndiqeshin shumë në Shqipëri. Vitin e kaluar, ai u përfshi në një skandal me gazetari...

13:19

Ndahet nga jeta partnerja e reperit amerikan

Modelja dhe aktorja Kim Porter është gjetur e pajetë në shtëpinë e saj në Los Angelos. Ajo ishte partnerja e reperit Diddy për më shumë se 13 vite. Burime pranë...

10:21

Iggy Azalea, në zënka me 15 vjeçaren

Bëhet fjalë për Iggy Azalea dhe 15 vjeçaren Bhad Bhabie ,ose siç mund ta mbani mend vajza e shprehjes “Catch me Outside’ nga emisioni i DR.Phil. Raportohet se n...

09:43

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI