Flash

Shkëlqimi dhe rënia e Vlora Hysenit/ Shefja e SHISH nën hetim në dosjen e AKSHI-t

Tre vjet pas emërimit, gruaja që Rama e cilësoi si një “garanci të plotë” për inteligjencën shqiptare është pezulluar nga detyra dhe vendosur në “arrest në shtëpi” në kuadër të një hetimi të SPAK, i cili lidhet me dosjen për manipulimin e tenderëve të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

21:34

Arrestohet në Prizren mjeku popullor Burdushi, policia i gjen armë (FOTO)

Lapsi.al 16 November 2018
Arrestohet në Prizren mjeku popullor Burdushi, policia i gjen armë

Eshte vënë në prangat e policisë gjatë ditës së sotme mjeku popullur i vetë auajtur Burdushi. Policia e Prizrenit ka arrestuar Hysri Peqanin, mjekun popullor të njohur me emrin Burdushi. Lajmin për arrestimin e Burdushit e ka konfirmuar prokurori i rastit Petrit Kryeziu.

Sipas tij Peçani është i dyshuar për veprat penale shmangie tatimi dhe mashtrim. “Gjatë bastisjes janë gjetur armë dhe municion dhe po ashtu janë sekuestruar dëshmi tjera materiale që duhen për hetime të mëtutjeshme”, tha Kryeziu për KosovaPress.

Peqani me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 orë. Ditë më parë Prokuroria e Prizrenit ka ngritur aktakuzë ndaj Peqanit për veprën penale mashtrim.

Sipas Prokurorisë ai kishte marr nga një person 2 mijë euro për shërimin nga depresioni. Burdushi në një emision televiziv në T7 ka thënë se ka materiale të cilat po të publikoheshin do të ndodhte “tërmet”.

Mjeku popullor, Hysni Peqani, i njohur si Burdushi, është arrestuar nga Policia e Kosovës, pas bastisjes që ka kryer Policia në shtëpinë e tij sot gjatë ditës.

Aty Policia ka gjetur armë, plumba, para, CD, telefona mobilë dhe vula.

Se në shtëpinë e Burdushit është kryer bastisje e ka konfirmuar për media edhe prokurori Petrit Kryeziu. Ai tha se momentalisht ndodhen në shtëpinë e Burdushit por përveç konfirmimit se ka filluar bastisja nuk mund të japin më shume detaje.

“Na jemi këtu sapo kemi fillu bastisjen”, tha Kryeziu.

Para pak ditësh Prokuroria Themelore e Prizrenit ka ngritur aktakuzë ndaj Peqanit për mashtrim të një klienti të tij, të cilit, sipas aktakuzës, ia ka marrë 2 mijë euro.

Burdushi të mërkurën ka qenë i ftuar në emisionin Frontal, ku ka folur rreth rastit për të cilin po akuzohet. Ai ka thënë se ka material që nëse publikohet "bëhet tërmet".

Të këshilluara

Aksident në Elbasan, vdes një person

Një këmbësor 55 vjeç është aksidentuar për vdekje në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme (17 nëntor) në lagjen "Vullnetari". "Shtetasi E.B., 41 vjeç...

16:20

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI