Flash

Meta shmang Ramën, takon Ruçin para se të vendosë për Lleshin

Lapsi.al 16 November 2018
Meta shmang Ramën, takon Ruçin para se të vendosë për

Pas dekretimit të lirimit të Sandër Lleshit si gjeneral, presidenti Ilir Meta është takuar me kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçi. Mësohet se takimi Ruçi-Meta po zhvillohet në Hotel Tirana.

Këtë të premte është afati i fundit 7 – ditor që parashikon Kushtetuta për Metën për dekretimin e Sandër Lleshit në postin e ministrit të Brendshëm.

Në mëngjes Meta deklaroi se do t’i japë kohë vetes deri në mbrëmje në lidhje me vendimin e dekretimit ose jo të Lleshit.

Por lirimi i Lleshit si gjeneral i hap rrugë të marrë me dekret postin e ministrit të Brendshëm pasi statusi i tij si ushtarak ishte bërë deri tani pengesë për dekretimin nga Meta.

Bie në sy që Meta nuk takoi Ramën për këtë çështje, por pasardhësin e tij në krye të Kuvendit, Ruçi. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI