Flash

"Mavraj apo Ramos në mbrojtje, duhet përqendrim": Batutë e kapitenit të kombëtares, që shigjeton edhe Panuccin

Lapsi.al 16 November 2018
"Mavraj apo Ramos në mbrojtje, duhet përqendrim":

Mërgim Mavraj është i njohur për batutat e tij të humorit, por edhe ironike. E këtë herë kapiteni i Kombëtares i ka bërë të dyja, sepse nuk ka ngurruar të shigjtojë edhe teknikun e përfaqësueses për etiketimin "skuadër e shurdhër".

"Po fole, nuk garanton që nuk pëson gol. Janë shumë faktorë. Nuk garantohet asnjëherë që të mos pësojmë, nuk ta garanton fitoren - komentoi Mavraj -. Duhet të mbrojmë portën, por duhet edhe me shumë dëshirë të sulmojmë".

Në ditën e parë të grumbullimit, tekniku i përfaqësueses, Christian Panucci, deklaroi se skuadra nuk flet në fushë, duke pësuar gola elementarë aq sa i dukej sikur drejtonte "një skuadër shurdhmemecësh".

Përgjigjia për teknikun erdhi në mënyrë inteligjente, ashtu si qendërmbrojtësi i Aris Selanik, referuar pikërisht golit të parë të pësuar në Izrael, ku një top i gjatë i Harush, nga porta izraelite u shndërrua në asist për Hemed.

Pasi përdori ironinë, nuk mungoi edhe batuta e Mavraj, në vigjilje të përplasjes me Skocinë. "Duhet përqendrim, për të mbrojtur portën, pavarësisht se ke Mërgimin apo Ramosin në mbrojtje. 11 ushtarë, 11 kapitenë në fushë e bëjnë ekipin të mirë".

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

INVESTIGIMI/ Ku u strehua për 3 muaj Ergys Agasi

I akuzuari kyç i aferës së AKSHI, Ergys Agasi qëndroi për tetë muaj në arrati në një godinë në Shkozet të Durrësit, nën mbrojtjen e një organizate kriminale. Edhe pse informacionet për vendodhjen e tij nuk munguan, u desh një rotacion në krye të Policisë së Shtetit për të bërë të mundur arrestimin.

13:35

Me sytë katër

PAPARAZZI