Flash

Meta firmos nxjerrjen në lirim të gjeneral Sandër Lleshit, gati dekretimi si ministër

Lapsi.al 16 November 2018
Meta firmos nxjerrjen në lirim të gjeneral Sandër Lleshit, gati
Presidenti Ilir Meta dekretoi sot nxjerrjen në lirim të oficerit me gradë madhore, Gjeneral Brigade Sandër Lleshaj. Kreu i shtetit i hapi rrugë në këtë mënyrë dekretimit të tij si ministër të Brendshëm. Kjo ishte edhe një nga arsyet që Meta nuk pranonte që Lleshi (apo Lleshaj) të merrte vendin e lënë bosh nga Fatmir Xhafaj në qeveri sepse e konsideronte atë një ushtarak ende aktiv dhe kjo bie ndesh me kushtetutën. Kërkesën për të lënë detyrat ushtarake e kishte bërë vetë Lleshi ndërsa mbi tavolinë Meta ka për herë të dytë kërkesën e Ramës për ta dekretuar atë si ministër. ©LAPSI.al  

DEKRET PËR NXJERRJEN NË LIRIM TË OFICERIT ME GRADË MADHORE

Në mbështetje të nenit 93, të Kushtetutës, të nenit 9, pika 3, shkronja “g”, të ligjit nr. 64/2014, “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, të nenit 26 pika 1, shkronja “ç”, të ligjit nr. 59/2014 “Për karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, me propozim të Ministrit të Mbrojtjes nr. 8210/1 prot., datë 15.11.2018,

D e k r e t o j Neni 1 Gjeneral Brigade Sandër Ndue Lleshaj, nxirret në lirim. Neni 2 Ky dekret hyn në fuqi menjëherë. Nr. i Dekretit 10955 Tiranë, më 16.11.2018

Të këshilluara

Elbasan, flakët 'pushtojnë' masivin me pisha

Gjatë orëve të para të mëngjesit të kësaj të premteje një masiv pishash në fshatin Balëz të Elbasanit është përfshirë nga flakët. Aktualisht raportohet se fl...

10:03

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI