Flash

“Arrestoje, por mos e qëllo në kokë” Prindërit e protestuesve denoncojnë dhunën policore

Prindërit e studentëve të ndaluar gjatë protestave në Tiranë denoncojnë dhunën policore dhe arrestimet që i konsiderojnë të padrejta. Mes ankthit për fatin e fëmijëve dhe zhgënjimit nga institucionet, ata rrëfejnë vështirësitë ekonomike, mungesën e perspektivës dhe frikën se të rinjtë që dolën në rrugë për të kërkuar një të ardhme më të mirë në Shqipëri, do të përfundojnë duke u larguar prej saj.

12:47

Lajm i Fundit/ Ilir Meta gati dekretin për Sandër Lleshin

Lapsi.al 16 November 2018
Lajm i Fundit/ Ilir Meta gati dekretin për Sandër Lleshin

Pas një loje gati dyjavore, burime të lapsi.al thanë se presidenti Ilir Meta e ka vënë firmën mbi dekretin që emëron Sandër Lleshin ministër të Brendshëm, por njoftimin zyrtar do ta japë në limitet e fundit kohore. Nuk është çudi që lajmi, i cili ka dominuar politikën në këto dy javë, të bëhet publikë nga vetë Presidenti, sot gjatë emisionit "Zonë e Lirë" në Tv Klan, ku ai do jetë përballë gazetarit Arian Çani.

Presidenti mesa duket ka krijuar bindjen e nevojshme, e cila i mungoi herën e parë, që këtë radhë ta bëjë ministrinë e Brendshme me "dhëndërr". Shenjat e para të një kompromisi të mundshëm mes kryeministrit Rama dhe presidentit Meta, u dhanë që pas një takimi të tyre në presidencë rreth një javë më parë dhe nga vetëpërmbajtja që treguan socialistët në menaxhimin e kësaj krize, sipas porosisë së kryetarit të tyre. Vetë Rama, si gjatë fjalimit në Kuvend ashtu edhe ën daljet e tij publike, i zhgënjeu "skifterët" e tij mediatikë, që ndërkohë kishin nisur goditjet ndaj Ilir Metës, duke ruajtuar gjakftohëtsinë dhe duke lënë të kuptohej se e kishte gjetur gjuhën me Presidentin, të cilit ia ridërgoi propozimin e Lleshit për ministër.

Presidenti Meta zhvilloi ditët e fundit një seri diskutimesh mbi çështjen e satusit të Lleshit si ushtarak, për të gjetur kështu argumentat justifikues për dekretimin e Lleshit dhe sot bëri aktin formal të nxjerrjes së tij në lirim si Gjeneral- Brigade. Sigurisht, që arsyet e vërteta se si kryeministri i krijoi bindjen e plotë presidentit nuk janë bërë publike, por me gjasë nuk do të jetë e vështirë të merren vesh.

Dy vëllezërit armiq të së majtës, kanë në historinë e tyre politike shumë raste të ngjashme konfliktesh, por gjithnjë në fund ka triumfuar qetësia dhe dashuria. Veçanërisht kur kanë diçka për të ndarë, ajo mbetet më e madhe se çdo gjë që i ndan. /lapsi.al/

Të këshilluara

Alfio tatuazh për Fatmën

Alfio Rrotani ka dëshmuar se dashuria e tij për Fatmën është shumë e madhe. Edhe pas dy vitesh të lidhur, shefi i kuzhinës flet me shumë ndjenja për moderatoren...

13:34

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI