Flash

Kryeministri Zoran Zaev: Gruevski mund të jetë rrëmbyer

Lapsi.al 16 November 2018
Kryeministri Zoran Zaev: Gruevski mund të jetë rrëmbyer

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev deklaroi sot se paraardhësi i tij i shpallur në kërkim, Nikolla Gruevski mund të jetë rrëmbyer.

“Ne duhet të hetojmë nëse Gruevski e ka lëshuar vendin vullnetarisht apo është rrëmbyer”, - tha Zaev në një konferencë për mediat.

Ai deklaroi se shteti po përgatitet për të bërë çdo gjë, që ish-kryeministri ta vuajë dënimin në Maqedoni.

“Ne do të bëjmë gjithçka që Nikolla Gruevski vuaj dënimin këtu në Maqedoni. Dhe publikisht po parashtroj pyetjen, duke ditur këtë, si kanë ndodhur gjëra, a e ka lëshuar vullnetarisht zoti Gruevski Maqedoninë, para se Gjykata ta ketë lëshuar urdhërin për arrestimin e tij apo edhe mund të jetë rrëmbyer, pres përgjigje edhe nga Gruevski dhe nga Hungaria”, - u shpreh Zaev.

Kujtojmë se Nikolla Gruevski ka përdorur Shqipërinë si vend tranzit për në Mal të Zi e më pas drejt Hungarisë, përmes ndihmës së ambasadës hungareze në Tiranë. Gruevski ka kërkuar azil politik në Hungari, mënyrën se si është larguar ai është ende e dyshimtë.

Lexo më tej nga Lapsi.al: 

Misteri shqiptar i zhdukjes së Gruevskit 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI