Flash

I shpëton zjarrit shtëpia e aktorit Anthony Hopkins

Lapsi.al 16 November 2018
I shpëton zjarrit shtëpia e aktorit Anthony Hopkins

Aktori legjendar Anthony Hopkins është një ndër fatlumët e tragjedisë së zjarrit në Kaliforni. “Dailymail” ka publikuar disa imazhe ku shfaqet shtëpia e aktorit në Malibu, tërësisht e paprekur nga zjarri, ndërkohë që ajo e fqinjit është bërë shkrumb e hi. Në fotot e bëra publike, duket se është djegur toka rreth shtëpisë së Hopkins, por flakët nuk kanë bërë dëm më të madh se aq. Madje, dy karriket e drurit shfaqen të paprekura në oborrin e shtëpisë. Rreth 631 persona janë shpallur të zhdukur nga zjarret në Kaliforni, ndërkohë që 63 të tjerë kanë humbur jetën. Gati 12.000 godina janë shkatërruar tërësisht.Rreth 9,400 zjarrfikës janë duke luftuar me flakët që kanë shpërthyer në pjesë të ndryshme të këtij shteti. Por zjarri më i madh ishte Camp Fire, që nisi përpara 8 ditësh e shkrumboi zona të tëra në veri të vendit, duke u përhapur me një shpejtësi të tillë që i la banorëve shumë pak kohë në dispozicion për t’u larguar.

Të këshilluara

Berguzar Korel:Kam harruar të jem vetvetja

Në një intervistë të dhënë së fundmi, aktorja ka folur krejtësisht "pa dorashka", duke rrëfyer kështu plot detaje nga jeta e saj. Një nga këto detaje, është pik...

16:28

Eduardo Yanez kërcënon me jetë gazetarin

Eduardo Yanez është tepër i njohur për rolet e tij në filmat spanjoll që ndiqeshin shumë në Shqipëri. Vitin e kaluar, ai u përfshi në një skandal me gazetari...

13:19

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI