Flash

Zv Ministri i arsimit e nxjerr bllof Ramën, jep dorheqjen pas dy javësh detyrë

Lapsi.al 15 November 2018
Zv Ministri i arsimit e nxjerr bllof Ramën, jep dorheqjen pas dy

Kur e trepron me show-n ai mund të të bjerë në fytyrë njësoj si pështyma e hedhur lart. Kjo ka ndodhur edhe me vendimin e Ramës, të konceptuar si spektakël, për të caktuar në mënyrë të beftë nr 2 të arsimit në Shqipëri.

Vetëm dy javë pas marrjes së detyrës, zëvendësministri i Arsimit Taulant Muka i njohur papritmas nga publiku se zbuloi doktoratën e kopjuar të paparadhësit të vet dha dorëheqjen. Muka një njeri kontrovers, pati perversitetin e nevojshëm për t'i futur në një motor kërkimi,  që vërteton nëse punimet shkencore janë plagjatura apo jo, disa tema të zyrtrëve aktualë shqiptarë.

Kjo gjë me sa duket i pëlqeu kryeministrit Rama, një nga hobet e të cilit është nëpërkëmbja e vartësve të vet.

Me një lëvizje të beftë ai bëri rrokadë midis Ervin Demos, teza e të cilit rrezultoi të ishte plagjaturë, me demaskuesin e tij, Taulant Muka. Ai u emërua në këtë detyrë më 31 tetor, pa ndonjë verifikim paraprak dhe pa u kaluar në site as qëndriet e tij politike. Mëse një herë Muka pati publikuar statuse që i bënin thirrje njerzve ta rrëzonin Ramën dhe qeverinë e tij të qelbësirave (shiko poshtë).

 

45266146_10215922952058012_488161073715740672_n

Publikimi i këtyre qëndrimeve shkaktoi një tërmet të vërtetë në publik, si për Tulant Mukën që e "hëngri turpin me bukë", si për vetë Ramën që e emëroi. Por deri këtu kryeministri vazhdonte spektaklin. Në show-n e tij  kishte vend edhe për ata që e kritikojnë po pavarësisht kësaj janë të zotë dhe profesionistë ndaj ai u përulet.

Por në këtë rast, Taulant Muka rrezultoi të jetë më show-men se shefi i tij. Ai fillimish e shau publikisht, pastaj i pranoi detyrën dhe në fund e diskredidoi duke dhënë dorëheqjen si pasojë e papajtueshmërisë me modelin e punës së Rilindjes:  "Për arsye etike, morale dhe profesionale, dhe të papajtueshmërisë që unë kam në modelin e punës të aplikuar në Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, ju paraqes dorëheqjen time të parevokueshme nga posti i zëvendës ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë" thuhet në letrën e largimit të tij e cila është një dëshmi flagrante e amatorizmit të një qeverisje të konceptuar vetëm si shfaqe.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI