Flash

Video/ Çfarë i ndodh trupit nëse hiqni dorë nga masturbimi?

Lapsi.al 15 November 2018
Video/ Çfarë i ndodh trupit nëse hiqni dorë nga

Kënaqja e vetes është diçka e zakonshme në mesin e 50% të grave dhe 70% të burrave, të cilët masturbojnë vazhdimisht. Por çfarë do të ndodhte nëse ju thjeshtë do të ndalonit masturbimin tërësisht dhe përgjithmonë?

Një video e publikuar në YouTube nga kanali AsapSCIENCE, tregon saktësisht se çfarë ndodh kur hiqni dorë nga masturbimi, shkruan Express.

Sipas videos, vetëm një javë pas heqjes dorë nga masturbimi, nivelet e testosteronit tek burrat rriten për 40% - ose të paktën kjo është ajo që një studim i vitit 2003 gjeti.

Dhe krejt kjo, sipas studimit, çoi në performancë më të mirë seksuale dhe një kualitet më të madh të spermës – së bashku me ndjenja të përmirësuara të motivimit seksual, vetëvlerësimit dhe lumturisë.

Por sa të sakta janë këto pretendime? Sipas AsapSCIENCE, ajo që shumica e mediave nuk e përmenden është se, edhe pse studimi pa rritje të testosteronit, ai iu kthye nivelit normal në ditën 8 pa asnjë shpjegim.

Edhe studime të tjera nuk kanë gjetur dallime në nivelin e testosteronit tek ata që masturbojnë dhe ata që nuk masturbojnë. Gjë që mund të nënkuptojë se edhe zakone të tjera të jetesës, si dietat dhe ushtrimet, mund të ndikojnë në këto ndryshime.

Në termat e performancës seksuale, abstenimi në masturbim nuk duket se përmirëson ejakulimin as edhe pas tri javësh pa masturbim. Madje, një studim zbuloi se njerëzit që masturbonin ejakuloheshin njësoj si ata që nuk masturbonin.

Për më shumë se çfarë ndodh nëse ndaloni masturbimin, shikoni videon më poshtë:

https://youtu.be/3TLf3hnxUaY

Të këshilluara

Pesë pozicione që femrat i urrejnë në seks

“Doggy style” Nuk do mend që ky pozicion është i preferuari i meshkujve, por kur vjen puna tek femrat është shumë i dhimbshëm dhe ndonjëherë i mërzitshëm. Për...

20:00

Pse nuk duhet të bëni ushtrime me makeup

Nuk janë të përjashtuara rastet kur shkojmë në palestër të trukuara. Por dermatologët na sugjerojnë ta mendojmë dy herë. Ushtrimet në palestër bëjnë të mundu...

16:40

Pse nëntori është muaji më depresiv i vitit

“Nëntori është muaji më i pa pëlqyer i tërë vitit” – Louisa May Alccot, “Little Women.” Ndoshta e keni dëgjuar shprehjen se nëntori është muaji më depresiv i...

11:38

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI