Flash

‘Unaza e Re’/ Basha: Rama dhe Veliaj po bëjnë spastrim etnik, njëlloj si serbët ndaj kosovarëve

Lapsi.al 15 November 2018
‘Unaza e Re’/ Basha: Rama dhe Veliaj po bëjnë spastrim

Lulzim Basha, e ka cilësuar veprimin e qeverisë dhe të Bashkisë së Tiranës për tu prishur shtëpitë banorëve të ‘Unazës së Re’ pa i dëmshpërblyer, si spastrim etnik.

Sipas Bashës, Edi Rama dhe Erion Veliaj po sillen me shqiptarët njëlloj si serbët me kosovarët.

"E zëmë se projekti është në rregull, problemi elementar është zbatimi dhe respektimi i ligjit për pronën. Kjo që po bëjnë këta është skenar i spastrimit etnik, këtë bënë serbët ndaj kosovarëve. Pra këtu bëhet fjalë për të drejta të patjetërsueshme të banorëve që është shkelur me të dyja këmbët nga organet që duhet ti mbronin",- u shpreh Basha në emisionin "Real Story".

"E drejta për pronën e drejta për biznesin mbrohet me ligj. Tirana janë njerëzit. Institucionet duhet të zbatojnë ligjin dhe të mbrojnë të drejtat e qytetarëve, të cilat sot po dhunohen. Imagjinoni sikur kjo që po ju ndodh atyre sot tu ndodhte juve, të vinin tu prishnin shtëpinë dhe tu thoshin këtu ka një projekt si do reagonit ju. Ndodhi në shkozë, ndodhi në Himarë, kërkojnë ta bëjnë me Teatrin Kombëtar, por kjo është antikushtetuese që tregon se ata do të prishin dhe shtëpitë e shqiptarëve." - u shpreh Basha.

©Lapsi.al 

Të këshilluara

Misteri shqiptar i zhdukjes së Gruevskit

Rruga e ndjekur nga ish-kryeministri maqedonas, Nikolla Gruevski për të ikur në Hungari nëpërmjet Shqipërisë është e paqartë. Policia shqiptare njoftoi sot z...

19:55

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI