Flash

Teserime ilegale, Chelsea rrezikon bllokimin e merkatos për dy vjet

Lapsi.al 15 November 2018
Teserime ilegale, Chelsea rrezikon bllokimin e merkatos për dy vjet

Football Leaks nxjerr publikime të reja, që rrezikojnë të fusin në telashe Chelsea e katër klube të tjera të Premier League: rreziku është bllokimi i merkatos së futbollit për dy vjet, për shkak të teserimeve ilegale të futbollistëve të vegjël, si i ka ndodhur më parë Atletico Madrid por edhe, në formë të reduktuar, Real Madrid e Barcellona. Në rastin e Blues, në shënjestër të Fifa-s edhe transferimi i Bertrand Traoré, shitur tek Lione në 2017.

Sipas Mediapart, që vazhdon të publikojë fakte të Football Leaks, Chelsea është vëzhguar në 19 operacione të merkatos, nga të cilat 13 i përkasin futbollistëve minorenë. Është rasti i Traoré: kur ishte 15 vjec shoqërià angleze i ka paguar shkollën djaloshit e ka përshpejtuar trasnferimin në Angli të mamasë e vëllait, praktikë e ndaluar me rregullore. Sulmuesi i Burkina Faso do të ishte plotësisht një lojtar i londinezëve që kur ishte 16 vjec (kishte luajtur kundër Arsenal me Under 18) edhe pse më pas blerja zyrtare u njoftua në 2014 kur lojtari mbushi 18 vjec.

Dënimi i Fifa, që e ka konfirmuar hetimin ("Janë zhvilluar hetime mbi Chelsea e katër klube të tjera angleze. Nuk është e mundur të jepet më shumë informacion"), mund të parashikojë nga 50.000 euro gjobë deri në pezullimin e merkatos për katër sesione, ose më saktë për dy vite kalendarik.

Chelsea ndërkohë është përgjigjur me një komunikatë zyrtare: "Po bashkëpunojmë plotësisht me Fifa dhe e kemi furnizuar me prova që tregojnë korrektësinë e sjelljes sonë".

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

INVESTIGIMI/ Ku u strehua për 3 muaj Ergys Agasi

I akuzuari kyç i aferës së AKSHI, Ergys Agasi qëndroi për tetë muaj në arrati në një godinë në Shkozet të Durrësit, nën mbrojtjen e një organizate kriminale. Edhe pse informacionet për vendodhjen e tij nuk munguan, u desh një rotacion në krye të Policisë së Shtetit për të bërë të mundur arrestimin.

13:35

Me sytë katër

PAPARAZZI