Flash

Shkup/ Protesta para qeverisë për arratisjen e Gruevskit

Lapsi.al 15 November 2018
Shkup/ Protesta para qeverisë për arratisjen e Gruevskit

Një grup qytetarësh në Shkup kanë protestuar para Qeverisë dhe kërkojnë shpjegime për arratisjen e ish kryeministrit Nikolla Gruevski.

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

Gjithashtu ata kërkojnë edhe arrestimin e Sasho Mijallkov, ish-drejtorin e DSK-së dhe kushëririn e Gruevskit, raporton INA.

Arratisja e Nikola Grevskit për në Budapest, ku dhe kërkon azil politik ka ngjallur reagime të shumta. Ministria e Drejtësisë u shpreh se po përgatitet dokumentacioni i nevojshëm për ekstradim, pas njoftimit nga Ministria e Punëve të Brendshme se Gruevski gjendet në Hungari. Gruevski është dënuar me 2 vite burg për shpërdorim detyre.

Të këshilluara

Misteri shqiptar i zhdukjes së Gruevskit

Rruga e ndjekur nga ish-kryeministri maqedonas, Nikolla Gruevski për të ikur në Hungari nëpërmjet Shqipërisë është e paqartë. Policia shqiptare njoftoi sot z...

19:55

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI