Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Shkon në 50 numri i të vdekurve nga zjarret në Kaliforni

Lapsi.al 15 November 2018
Shkon në 50 numri i të vdekurve nga zjarret në Kaliforni

Mbi 50 vetë janë konfirmuar të vdekur deri tani nga zjarret në Kaliforni. Ekipe zjarrfikëse vazhdojnë të luftojnë me flakët, ndërkohë që dhjetëra mijëra banorë janë zhvendosur dhe ende ka qindra të zhdukur. Punonjësit e ndihmave po kërkojnë mes rrënojave që ka lënë pas zjarri: Shumë nga të vdekurit janë gjetur në makina të djegura si dhe në ndërtesa të shkatërruara në qytetin Paradise në Kaliforninë veriore. Zjarrfikësit luftuan gjatë gjithë natës me flakët që kishin përfshirë një sipërfaqe prej 50 mijë hektarësh.

Shumë zjarrfikës janë vetë banorë të zonës, ku deri tani janë regjistruar 7600 shtëpi dhe struktura të tjera të shkatërruara.

“Është shumë e rëndë kur futem në lagje që i ngjajnë zonës ku banoj dhe shoh se thuajse gjysma e banorëve kanë mbetur pa shtëpi. Kemi humbur shumë në këtë zonë,” thotë shefi i batalionit zjarrfikës.

Në Kaliforninë e jugut një vatër zjarri vazhdon të digjet pranë Los Anxhelosit. Zjarrfikësit kanë numëruar mbi 435 struktura të shkatërruara, ndër to edhe shumë shtëpi të shtrenjta në qytezën Malibu.

“Do të duhen edhe disa ditë për të bërë një përllogaritje të plotë dhe të saktë të strukturave të shkatërruara. Por sipas përllogaritjeve të mia, shifra do të jetë shumë më e lartë,” tha shefi i zjarrfikësve të Los Anxhelosit.

Më shumë se 8 mijë zjarrfikës janë mobilizuar në të gjithë shtetin për të luftuar zjarret. Erërat e forta, të quajtura Santa Anas, një fenomen i rregullt natyror në Kaliforninë e jugut, i kanë vështirësuar operacionet.

“Me vazhdimin e erërave Santa Ana që do të hapin vatra të reja zjarri, i bëjmë thirrje publikut të tregojet i vëmendshëm dhe të ndjekë udhëzimet e zyrtarëve për evakuim,” tha zëvendës shefi i Departamentit Zjarrfikës për shtetin e Kalifornisë.

Në një aktivitet në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti Donald Trump, i cili ishte kritikuar pasi kishte shprehur ankesa për departamentin e menaxhimit të pyjeve në Kaliforni, përcolli ngushëllime për viktimat dhe shprehu keqardhje për banorët e prekur nga kjo fatkeqësie natyrore.

“Mbajmë zi për jetët e humbura, falemi për viktimat. Ka në fakt më shumë viktima se ndokush mund ta imagjinonte të mundshme”.

Ekipet zjarrfikëse po përllogarisin dëmet materiale dhe në njerëz, ndërkohë që mbi 220 banorë aktualisht figurojnë të zhdukur. /VoA

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Me sytë katër

PAPARAZZI