Flash

Rrëfimi i trishtë i Morata: “Kërkova ndihmën e një psikologu"

Lapsi.al 15 November 2018
Rrëfimi i trishtë i Morata: “Kërkova ndihmën e

Mund ti takojë të gjithëve të ndihen nën presion, të mos kenë dëshirë të bëjnë asgjë, të mos ndihen mire me veten e të fajësojnë këdo. Mund ti ndodhë edhe futbollistëve që sapo kanë fituar Champions League, që të pakënaqur nga situata kanë vendosur të ndryshojnë ambjent për të realizuar një ëndërr, por papritur e kanë parë veten në një makth. E ka përcaktuar pikërisht kështu Álvaro Morata, duke iu referuar sezonit të fundit, i pari me fanellën e Chelsea: "Në muajin e fundit preka edhe unë fundin, isha krejt jashtë nga ku duhet të isha. Nuk kisha dëshirë as të stërvitesha as të luaja. E kasha inatin me të gjithë. Arbitra, kundërshtarë, tifozë. Nuk isha i ekuilibruar, por e kuptova dhe kërkova ndihmë".

Sulmuesi spanjoll iu drejtua një psikologu: "Nuk është e thjeshtë, nuk duhet një jacë ose dy për ta marrë veten. Kur një futbollist dëgjon atë fjalë tërhiqet, por unë e kuptova që më duhej ndihmë", ka zbuluar ish-lojtari i Juventus dhe Real Madrid në një intervistë për Abc. Morata ka treguar se ishte gati të largohej nga Chelsea kur e kërkoi Milan: “Në verë më shkoi mendja se ndoshta ishte më mirë të largohesha, të gjeja një skuadër me më pak presion. Mendova se kështu do gjeja lumturinë. Papritur u gjenda në një “vrimë të zezë”, i padëshiruar nga tifozët, njerëzit më takonin në rrugë dhe më thoshin të ikja nga Chelsea”.

Pastaj falë psikologut e gruas time Alice Campello, që në fund të korrikut lindi dy binjakë, gjërat ndryshuan: "Edhe ne lojtarët jemi qenie njerëzore e mund të kemi momentet tona të vështira, por tani jam kthyer të buzëqesh”.

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

INVESTIGIMI/ Ku u strehua për 3 muaj Ergys Agasi

I akuzuari kyç i aferës së AKSHI, Ergys Agasi qëndroi për tetë muaj në arrati në një godinë në Shkozet të Durrësit, nën mbrojtjen e një organizate kriminale. Edhe pse informacionet për vendodhjen e tij nuk munguan, u desh një rotacion në krye të Policisë së Shtetit për të bërë të mundur arrestimin.

13:35

Me sytë katër

PAPARAZZI