Flash

Policët kopjacë në provim, shtyhet pa afat testimi për gradën 'Komisar'

Lapsi.al 15 November 2018
Policët kopjacë në provim, shtyhet pa afat testimi për

Konkursi për gradën ‘komisar’ në Policinë e Shtetit është shtyrë për një afat të pacaktuar, pas shpalljes së pavlefshëm të konkursit të parë që u zhvillua më datë 7 nëntor. Me urdhër të drejtorit të Përgjithshëm, Ardi Veliu, konkursi u shpall i pavlefshëm pasi rezultoi se policët kishin kopjuar dhe se testi ishte vjedhur nga aplikantët para nisjes se konkurrimit. Ndërkohë Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave ka nisur një hetim ndaj komisionit që ishte përgjegjës për provimin e datës 7 nëntor. Ky komision kryesohej nga nëndrejtoresha e Policisë së Shtetit, Aida Hajna. Rreth 400 oficerë policie konkurruan për 130 pozicione vakante për gradën ‘Komisar’.

©LAPSI.al

Të këshilluara

Moti për sot, vijon ulja e temperaturave

Ditën e enjte, 15 nëntor moti do të jetë me kthjellime dhe prani të mjegullës përgjatë luginave dhe në zonën bregdetare. Era do të jetë me drejtim verilindje me...

08:13

Digjen 12 hektarë pyje në Bulqizë

Rreth 12 hektarë sipërfaqe me pyje e shkurre është djegur në Zerqan të Bulqizës si pasojë e një zjarri. Flakët kanë prekur mbi 8 hektarë pyje me Lis e 4 hekt...

18:56

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI