Flash

Mungesat, mallkim për Panucci: sfidën që vendos fatet në Ligën e Kombeve tekniku e luan pa 8 zgjedhje të para

Lapsi.al 15 November 2018
Mungesat, mallkim për Panucci: sfidën që vendos fatet në

Që kur tekniku i kombëtares, Christian Panucci, vendosi objektivin kualifikim në Ligën e Kombeve, italiani ka qenë i mallkuari i fatit: dëmtimet e Odise Roshit dhe Armando Sadikut e kanë lënë pa pedinat më të rëndësishme të një skuadre, që ashtu si ka shumë dëshirë ta theksojë në cdo konferencë për shtyp tekniku, nuk është "as Brazili e as Spanja".

Në Hampden Park shkuam të demoralizuar pikërisht për këtë arsye, vetëm se situata nuk u përmirësua as për ndeshjen e Izraelit, e më parë edhe për miqësoren e Jordanisë. Për ti shtuar pak dozën e vështirësisë kishim lojtarë pafund që nuk kishin minuta në këmbët e tyre, duke filluar nga ato më përfaqësuesit si Mërgim Mavraj e deri tek Sokol Çikalleshi apo Ergys Kaçe, që vazhduan të "harroheshin" qëllimisht nga Panucci.

Kur renditja u bë e rëndë dhe më i madh është rreziku i rënies në Ligën B, se kualifikimi është bërë vetëm hipotetik, Panucci luan ndeshjen që ndoshta mund ti vendosë edhe të ardhmen e pankinës kuqezi, me aq mungesa sa nuk do e kishte menduar kurrë.

Roshi e Sadiku vazhdonin të ishin out, por edhe Sadiku tjetër i thërritur, u tërhoq se ishte jashtë forme: "Fola me Loretin dhe më kërkoi të mos vinte se nuk ishte në formë" - tha Panucci në ditën e parë të grumbullimit.

Në fakt është çudi se si mund të thërritt një lojtar pa e kontaktuar më parë për gjendjen, gjithnjë nëse është kështu. Ende pa rënë dakord për zëvendësuesin e mesfushorit, u mësua se nuk do të jetë as Balliu. Mbrojtësi nuk u la nga Metz ishte justifikimi, por në fakt sipas rregullores duhej njoftuar 14 ditë përpara dhe ftesa ishte dërguar me një ditë vonesë. Nuk i erdhi mirë Panucci për një ditë, po ndoshta e harroi që për një ditë bëri shembull Cikalleshin, kur sapo kishte ardhur në detyrë, se shkoi të firmoste kontratën me klubin e tij të ri.

Elseid Hysaj dhe Migjen Basha janë mungesat që italiani nuk do ti donte. Dyshja e rëndësishme e skemave të italianit ka plotësuar numritn e kartonëve të verdhe dhe do të mungojnë ndaj Skocisë.

Por nuk mbeti me kaq, sepse për ta cuar shifën gati në një skuadër të munguar lanë grumbullimin pas stërvitjes së parë edhe Emir Lenjani dhe Alban Hoxha, të dy të dëmtuar. Rei Manaj gjithashtu, ndërsa për ta komplikuar edhe pak më shumë, autori i dy golave të parë me fanellën e Rangers, Eros Grezda, ka dy ditë që stërvitet i diferencuar, dhe, nëse sakrifikohet përsëri nuk do të jetë në maksimum.

Nëntë lojtarë të munguar, nga të cilët 8 zgjedhje të para dhe për të mbushur radhët, në një emergjencë totale, Panucci është detyruar të thërrasë dy lojtarë të shpresave majtoshin Albion Ademin dhe portierin Elhan Kastrati: jo bindëse në shanset për të diktuar rezultatin në Loro Borici.

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

INVESTIGIMI/ Ku u strehua për 3 muaj Ergys Agasi

I akuzuari kyç i aferës së AKSHI, Ergys Agasi qëndroi për tetë muaj në arrati në një godinë në Shkozet të Durrësit, nën mbrojtjen e një organizate kriminale. Edhe pse informacionet për vendodhjen e tij nuk munguan, u desh një rotacion në krye të Policisë së Shtetit për të bërë të mundur arrestimin.

13:35

Me sytë katër

PAPARAZZI