Flash

Meta për Lleshin: E kam marrë letrën. Problemi me çdekretimin

Lapsi.al 15 November 2018
Meta për Lleshin: E kam marrë letrën. Problemi me

Presidenti Ilir Meta deklaroi në emisionin 'Open' se mosdekretimi i Sandër Lleshajt si ministër i Brendshëm nuk ka të bëjë me personin në fjalë.

“Nuk ka të bëjë me personin në fjalë ka të bëjë me procesin. Me rëndësi është presidenti të veprojë mbi Kushtetutën dhe mos lejojë cenimin e Kushtetutës. Nuk është kryeministri autoriteti që mund të sqarojë këtë situatë. Rasti në fjalë është përgjegjësi e ministrisë së Mbrojtjes dhe shtabit duke qenë se kemi të bëjmë me një gjeneral me gradë madhore”, u shpreh Meta.

Për sa i përket kërkesës së Lleshit për ta çdekretuar, Meta tha se e ka marrë letrën e tij por s’mund t’i përgjigjet drejtpërdrejt.

“Nuk kam arsye t’i përgjigjem drejtpërdrejt. E kam marr letrën e tij, është në tryezën tonë por mënyra si funksionon zgjidhja është nga ministria e Mbrojtjes te Presidenti sepse nëse gjithë gjeneralët sot gjejnë një vend me rrogë 2-3 herë më të larte dhe lënë ushtrinë dhe presidenti firmos këtë kërkesë mbetet ushtria pa komandë”, tha Kreu i Shtetit.

Të këshilluara

Misteri shqiptar i zhdukjes së Gruevskit

Rruga e ndjekur nga ish-kryeministri maqedonas, Nikolla Gruevski për të ikur në Hungari nëpërmjet Shqipërisë është e paqartë. Policia shqiptare njoftoi sot z...

19:55

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI