Flash

Meta flet për Gruevskin: Me largimin nga Maqedonia pranoi fajësinë

Lapsi.al 15 November 2018
Meta flet për Gruevskin: Me largimin nga Maqedonia pranoi

I pyetur nga gazetarët për largimin e ish-kryeministrit maqedonas, Nikolla Gruevski nga vendi, pavarësisht se është dënuar me 2 vite burg, Presidenti Ilir Meta tha se Gruevski me këtë veprim ka pranuar fajësinë.

Sipas tij, politikanët nuk duhet t'i shmangen drejtësisë dhe luftës politike.

“Çdo politikan aq më tepër politikan me përgjegjësi të mëdha siç është rasti në fjalë nuk duhet t’i shmanget as drejtësisë dhe as luftës politike. Nuk mund të gjykoj për çështjen në fjalë, se kemi të bëjmë me një vend tjetër dhe duke pasur këtë pozicion nuk kam përse të hap një debat për këtë çështje. Por ne kemi raste dhe në Shqipëri, kur ka pasur burgosje që janë konsideruar politike, janë përballuar. Largimi i tij është edhe një marrje e fajësisë së tij, pavarësisht nga pretendimet që ai mund të paraqesë”- u shpreh Meta në fjalën e tij gjatë konferencës ndërkombëtare të gazetarëve në Tiranë.

PROFIL/ Fundi i Nikolla Gruevskit, 10 vjet kryeministër tashmë në arrati 

Të këshilluara

Gjykata liron dy ish-deputetët e PS-së

Lirohen nga burgu dy ish- deputetët e Partisë Socialiste Arben Çuku dhe Arben Ndoka. Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda në një seancë të mbyllur për mediat ...

14:23

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI