Flash

Kosova sot 9 vjet nga mbajtja e zgjedhjeve të para si shtet i pavarur

Lapsi.al 15 November 2018
Kosova sot 9 vjet nga mbajtja e zgjedhjeve të para si shtet i pavarur

Pas shpalljes së pavarësisë më 17 shkurt 2008, qytetarët e Kosovës iu ishin drejtuar kutive të votimit për herë të parë si shtet i pavarur një vit më vonë.

Më 15 nëntor të vitit 2009, u mbajtën zgjedhjet e para në Kosovën si shtet i shpallur. Zgjedhjet e 9 viteve më parë u vlerësuan përgjithësisht si të lira dhe të drejta me një numër të konsiderueshëm të parregullsive.

Shefi i Misionit Ndërkombëtar të Vëzhgimit të Zgjedhjeve në atë kohë në Kosovë, Darko Aleksov, gjatë prezantimit të raportit paraprak të vëzhguesve pati thënë se ishin vërejtur edhe një numër parregullsish.

“Prania e gjerë e votimit familjar që është vrojtuar, jo vetëm që është kundër ligjit, por paraqet një shkelje serioze të parimit të rëndësishëm të fshehtësisë së votimit”, pati deklaruar Aleksov.

Në këto zgjedhje, Partia Demokratike e Kosovës pati fituar në dhjetë komuna, Lidhja Demokratike e Kosovës në pesë, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në tri komuna.

Zyrtarisht zgjedhjet e para të lira në Kosovë janë ato të 28 tetorit 2000, vetëm një vit pas luftës. Por, ndonëse në kushtet e represionit serb, shqiptarët e Kosovës votuan për herë të parë në vitin 1992.

Edhe në mungesë të lirisë dhe një organi ligjvënës, Kosova zgjodhi në ato vite të vështira deputetet e vetë dhe atë që u njoh si “Qeveria në ekzil”

Të këshilluara

Moti për sot, vijon ulja e temperaturave

Ditën e enjte, 15 nëntor moti do të jetë me kthjellime dhe prani të mjegullës përgjatë luginave dhe në zonën bregdetare. Era do të jetë me drejtim verilindje me...

08:13

Digjen 12 hektarë pyje në Bulqizë

Rreth 12 hektarë sipërfaqe me pyje e shkurre është djegur në Zerqan të Bulqizës si pasojë e një zjarri. Flakët kanë prekur mbi 8 hektarë pyje me Lis e 4 hekt...

18:56

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI