Flash

Gruevski drejt Hungarisë nga Shqipëria? Reagon ambasada hungareze në Tiranë

Lapsi.al 15 November 2018
Gruevski drejt Hungarisë nga Shqipëria? Reagon ambasada hungareze

Debati se si ish kryeministri nacionalist e populist i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, i kërkuar nga drejtësia e vendit, arriti të largohej nga Maqedonia drejt Hungarisë, vijon.

Autoritetet në Shkup, thanë se Gruevski nuk ka dalë nga asnjë pikë e kalimit kufitar të Maqedonisë, në një kohë që Hungaria po shqyrton kërkesën për azil e Maqedonia nisi procedurat e ekstradimit. Kishte dyshime se ai kishte përdorur një pasaportë bullgare, por ministria e Drejtësisë në Sofje e hodhi kategorisht poshtë lajmin, duke thënë se ish kryeministri i Maqedonisë, nuk është nënshtetas i këtij vendi.

Mediat serbe e hungareze më pas dhanë lajmin se Gruevski ka ardhur në Tiranë me pasaportë false; është strehuar në ambasadën hungareze një natë dhe një ditë më pas është nisur me avion nga Rinasi. Raportet ishin të pasakta, në momentin kur përmendej se ai ishte larguar me avionin e linjës “Malev”, kompani ajrore që ka falimentuar vite më parë. Madje, disa media shkruan se ai ka qenë i veshur si femër.

Ambasada hungareze në Tiranë, e kontaktuar nga Top Channel, as nuk pohoi dhe as nuk mohoi raportet e mediave rajonale, por u mjaftua me një përgjigje të thatë se “nuk komentojnë për procese që janë në zhvillim e sipër”, duke iu referuar faktit se kërkesa për azil e Gruevskit po shqyrtohet nga Budapesti.

Teksa Gruevski raportohet se po qëndron në hotelin “Corinthia” të kryeqytetit hungarez dhe mbetet e paqartë se si arriti deri aty, televizioni Alsat në Maqedoni, publikoi edhe foto të qelisë, ku duhet të qëndronte ish kryeministri, e ku të dënuarit ndajnë një banjo, që është në gjendje të keqe dhe nuk ka trajtime preferenciale./tch

Të këshilluara

Gjykata liron dy ish-deputetët e PS-së

Lirohen nga burgu dy ish- deputetët e Partisë Socialiste Arben Çuku dhe Arben Ndoka. Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda në një seancë të mbyllur për mediat ...

14:23

Arrestime në Kurbin dhe Lezhë

Në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, nga forcat policore të Lezhës, Kurbinit dhe Mirditës, janë ushtruar kontrolle në gjithë qarkun me qëlli...

12:06

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI