Flash

Gavazaj justifikohet “me fatin”, Lilaj qahet “për mungesat”, por ndërkohë Liga e Kombeve u bë mirazh…

Lapsi.al 15 November 2018
Gavazaj justifikohet “me fatin”, Lilaj qahet “për

Ashtu si është normale, në vigjilje të sfidës së Ligës së Kombeve kundër Skocisë, kuqezinjtë kanë filluar të mendojnë vetëm për rezultatin e 90 minutave, duke lënë mënjanë presionin, që ndoshta u kondicionoi performancën në këtë turne të ri të UEFA. Fakti, që në lojë është vetëm vendi i dytë ka bërë që Shqipëria të jetë e qetë psikologjikisht, gjë që u pa edhe në konferencën për shtyp të dy ish-mesfushorëve të Skënderbeut, Enis Gavazaj dhe Sabien Lilaj.

“Ky kompeticion është në vend të ndeshjeve miqësore, është një përgatitje për Europianin – sqaroi Lilaj -. Çdo ndeshje është e rëndësishme për ekipin kombëtar. Çdo lojtar që vjen duhet të tregojë vlerat. Rezultatet e mira ndikojnë në frymën e grupit, që të jemi më të fortë në ndeshjet në vijim. Tentuam që të shkonim në Europian nëpërmjet Ligës së Kombëve, po është shumë e vështirë të kalojmë. Shpresoj të na këtë ndihmuar për Europianin”.

Sigurisht llogaritë bëhen, edhe mes lojtarëve, pa patur nevojë evidentimi të gabimeve, apo gjërave që ndikuan në këtë dështim të skuadrës së teknikut Christian Panucci në Ligën e Kombeve. “Nuk them që ishte mos impenjim - tha Lilaj. Nuk e kemi luksin që të marrim lehtë asnjë skuadër. Ka pasur shumë lëvizje lojtarësh. Nuk kemi qenë grup. Në këtë aspekt duhet të punojmë. Nuk ka kulitet të madh në ekipin tonë. Duhet të punojmë në grup”.

Në këtë pikë, një vështrim pas është i pashmangshëm për të kuptuar se cfarë nuk funksionoi. E për Gavazajn ka qenë thjesht cështje fati. “Trajneri na ka sqaruar gjithçka rreth ndeshjes së kaluar – tha Lilaj. Kemi pasur shumë raste. Vetëm fati nuk ka qenë me në. Gjërat e tjera kanë qenë të gjitha në rregullt”.

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

INVESTIGIMI/ Ku u strehua për 3 muaj Ergys Agasi

I akuzuari kyç i aferës së AKSHI, Ergys Agasi qëndroi për tetë muaj në arrati në një godinë në Shkozet të Durrësit, nën mbrojtjen e një organizate kriminale. Edhe pse informacionet për vendodhjen e tij nuk munguan, u desh një rotacion në krye të Policisë së Shtetit për të bërë të mundur arrestimin.

13:35

Me sytë katër

PAPARAZZI