Flash

“Flamurtari nuk paguan rregullisht”: Lena zbulon mënyrën e punës në Vlorë

Lapsi.al 15 November 2018
“Flamurtari nuk paguan rregullisht”: Lena zbulon mënyrën e

Nijaz Lena, një njohje e vjetër e kampionatit tonë, është kthyer në Shqipëri, por jo për të luajtur. Pak ditë pushime në Maqedoni, i kanë dhënë mundësinë mesfushorit të Strugës të takohet me miqtë e shumtë, pas 8 viteve në Superiore. 20 gola në 197 ndeshje të kampionatit Superior, që nga 2010, Lena ka veshur më parë fanellën e Flamurtarit, Teutës e Kukësit, por suksesin më të madh e pati me vlonjatët ku ishte edhe kapiten i kuqezinjve, për të cilët di gjithcka…edhe problemin që e pengon të shpallet kampion…

“Duhet ta dinë tashmë – zbuloi Lena -, ndryshimet e mëdha në organikë dhe stafin teknik, nuk të japin dorë të ndërtosh një skuadër të aftë të fitojë titullin. Flamurtari duhe të ndryshojë edhe dicka tjetër që për mua është pika difektoze e tyre. Flamurtari paguan dy muaj, pastaj dy të tjerë jo, fillon të paguajë sërisht më pas, por kjo i corienton lojtarët dhe i bën të mos e kenë mendjen në ndeshje. Kështu nuk do ta fitojnë kurrë kampionatin”.

Vlonjatët në fakt jo rrallë herë është bërë problem për mungesën e pagesave. Vetëm një ditë më parë, presidenti i kuqezinjve, Sinan Idrizi, ka reaguar ndaj faktit se skuadra ka tre muaj pa u paguar: “Ai që ka paguar deri më sot në klubin Flamurtari 11 milionë euro, ai merr përsipër të gjitha përgjegjësitë për të paguar çdolloj detyrimi që ka – ka sqaruar Idrizi. Nëse ka vonesa, mban përgjegjësitë e tij”.

Deklarata e Lenës ka ardhur pikërisht në situatën më problematike të vlonjatëve, që sic duket e kanë sindromë të mbartur vonesën në pagesa. 163 ndeshje dhe 19 gola ka fiksuar mesfushori për Flamurtarin nga 2010 deri në 2014. Për momentin Lena është i impenjuar të nxjerrë Strugën në një arritje historike në elitën e futbollit maqedonas, por një rikthim në Superiore mesfushori nuk e përjashton, përkundrazi e shpreson, edhe pse si shprehet ai “këtu rrezikon të mos marrësh gjithcka firmos në kontratë…”

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

INVESTIGIMI/ Ku u strehua për 3 muaj Ergys Agasi

I akuzuari kyç i aferës së AKSHI, Ergys Agasi qëndroi për tetë muaj në arrati në një godinë në Shkozet të Durrësit, nën mbrojtjen e një organizate kriminale. Edhe pse informacionet për vendodhjen e tij nuk munguan, u desh një rotacion në krye të Policisë së Shtetit për të bërë të mundur arrestimin.

13:35

Me sytë katër

PAPARAZZI