Flash

E konfirmon policia: Gruevski doli nga Shqipëria. Nuk ishte në kërkim atë ditë

Lapsi.al 15 November 2018
E konfirmon policia: Gruevski doli nga Shqipëria. Nuk ishte në

Policia e Shtetit ka reaguar zyrtarisht për lajmin se ish-kryeministri maqedonas, Nikolla Gruevski, ka dalë nga kurifi shqiptar në Han të Hotit për t'iu drejtuar më pas Hungarisë ku po kërkon azil politik.

Policia zbulon se ditën që Gruevski kaloi kurifin nuk ishte në kërkim. Kjo ishte arsyeja pse ai nuk ishte ndaluar.

"Departamenti i Kufirit dhe Migracionit në Policinë e Shtetit duke iu përgjigjur interesimit të meidas në lidhje me hyrjen dhe daljen nga territori i Republikës së Shqipërisë të shtetasit Nikola Gruevski, ju informon se:

Shtetasi Nikola Gruevski më datë 11.11.2018, rreth orës ora 19:11, ka dalë nga territori i Republikës së Shqipërisë nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Hanit të Hotit në drejtim të Malit të Zi, si pasagjer në automjetin me targë CD1013A, në pronësi të Ambasadës Hungareze në Tiranë.

Në datën 11.11.2018 për shtetasin Nikola Gruevski nuk ka patur asnjë njoftim në kufi apo shpallje si person në kërkim.

Interpol Shkupi në datë 13.11.2018, rreth orës 19.35 i ka dërguar Interpol Tiranës njoftimin për shpallje në kërkim ndërkombëtar për këtë shtetas." 

Të këshilluara

Gjykata liron dy ish-deputetët e PS-së

Lirohen nga burgu dy ish- deputetët e Partisë Socialiste Arben Çuku dhe Arben Ndoka. Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda në një seancë të mbyllur për mediat ...

14:23

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI