Flash

Detaje të reja/ Çfarë po ndodh në Shkodër një ditë pas atentatit mafioz

Lapsi.al 15 November 2018
Detaje të reja/ Çfarë po ndodh në Shkodër një

Një ditë pas vrasjes që tronditi Shkodrën, në kryeqendrën e veriut kanë zbarkuar zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit dhe një prokuror i Krimeve të Rënda. Ekzekutimi në mes të qytetit i Fatos Ferracakut ku u plagos edhe Fatmir Mehaj ndodhi në tregun e lagjes “Rus” pak para mesdites së të martës.

Mëngjesin e sotëm ka udhëtuar nga Tirana, drejtori i Krimeve Niko Brahimi, nëndrejtori i përgjithshëm i Policisë dhe drejtor për rendin Gjovalin Loka, njëkohësisht ish-drejtor në policinë e Shkodrës. Atyre mësohet se u është bashkuar edhe një prokuror i Krimeve të Rënda. Fillimisht po analizohet nëse ngjarja duhet t’i bashkohet hetimeve që po bëjnë Krimet e Rënda për vrasjet e kohëve të fundit në Shkodër. Krerët e lartë të policisë janë në Shkodër edhe për të analizuar dhe thelluar hetimet lidhur me ngjarjen e rëndë.

Ende policia nuk ka asnjë autor të dyshuar për vrasjen e Ferracakut dhe plagosjen e Mehajt, të cilët u qëlluan nga një person. Ai fillimisht hapi zjarr nga distanca kur Ferracaku po tregtonte peshk në markat dhe pasi ai u rrëzua në tokë, autori u afrua dhe e qëlloi edhe nga afër. Ai ka pasur një xhaketë ngjyrë të kuqe veshur, sipas dëshmive të tregtarëve që kanë parë ngjarjen e rëndë.

Dëshmitarët thanë se Mehaj u plagos në këmbë pasi tentoi të ndërhyjë. Një bashkëpunëtor e priste autorin me motor dhe pak pas krimit të dy u larguan nga vendi i ngjarjes. Vrasësit mbanin në kokë skafandra të errëta. Motori u gjet i djegur në zonën periferike të qytetit në lagjen e njohur me emrin “Guerrile”. Deri tani ka rreth 20 të shoqëruar të cilët kanë deklaruar se nuk kanë dijeni për autorët.

Mbetet i vështirë identifikimi për shkak se nga pamjet e verifikuara përmes kamerave, skafandrat nuk lejojnë të dallohen fytyrat e autorëve apo ndonjë tipar i veçantë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Moti për sot, vijon ulja e temperaturave

Ditën e enjte, 15 nëntor moti do të jetë me kthjellime dhe prani të mjegullës përgjatë luginave dhe në zonën bregdetare. Era do të jetë me drejtim verilindje me...

08:13

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI