Flash

Cristiano dhe Georgina drejt martesës?!

Lapsi.al 15 November 2018
Cristiano dhe Georgina drejt martesës?!

Cristiano Ronaldo raportohet se i ka propozuar për martesë të dashurës së tij, Georgina Rodriguez. Gazeta portugeze, “Correio da Manha”, shkruan se ajo ka thënë “po” dhe tani ka nisur provën për fustanin e nusërisë.

Çifti po jeton në Itali dhe kanë bashkë vajzën 1-vjeçare Alana Martin, ndërsa Georgina po ndihmon gjithashtu në rritjen e tre fëmijëve të tjerë të tij.

“Cristiano i ka propozuar Gio-s të martohet me të. Dasma do të organizohet, por shumë pak njerëz i dinë detajet. Ajo që dihet për momentin është se Gio ka provuar disa fustane nusërie”, shkruan gazeta.

Georgina u takua me futbollistin në qershor të 2016-s në një dyqan “Gucci” në Madrid, ku punonte ajo dhe ku Cristiano shkoi për të blerë veshjet e verës.

Çifti është dalluar më herët duke mbajtur të njëjtën unazë “Cartier” me diamante, që dyshohet se është e fejesës.

Të këshilluara

Gwen Stefani, mama nga një nënë surrogate

Kim Kardashian  u bë nënë për herë të tretë e kjo ndodhi përmes një nënë surrogate e cila solli në jetë djalin e saj. Tashmë një tjetër çift i famshëm po mendoj...

10:52

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI