Flash

“Bularati”, Meta: Shërbimet të ‘hapin sytë’, mund të ketë provokime të tjera

Lapsi.al 15 November 2018
“Bularati”, Meta: Shërbimet të ‘hapin

Presidenti Ilir Meta u shpreh se shërbimet në vend duhet të jenë në gatishmëri për provokime të tjera, duke iu referuar ngjarjes në Bularat, ku ekstremisti grek Konstandinos Kaçifas qëlloi ndaj policisë dhe më pas u vra nga forcat RENEA.

Meta u shpreh se "kemi të bëjmë me një provokim të qëllimshëm dhe përpjekje për të shkallëzuar tensione të panvojshme". 

“Është e rëndësishme të bëhet një analizë e plotë të të gjithë administrimit të një situate të tillë, pasi duhet të përgatitemi me provokime të tilla, pasi duket se nuk kemi të bëjmë me një rastësi. Këtë e kam thënë prej kohësh dhe i kam paralajmëruar shërbimet tona të hapin sytë. Duhen menaxhuar me shumë qetësi këto situata. Kemi të bëjmë me një provokim të qëllimshëm dhe përpjekje për të shkallëzuar tensione të panvojshme”, u shpreh Meta në emisionin "Open".

Të këshilluara

Misteri shqiptar i zhdukjes së Gruevskit

Rruga e ndjekur nga ish-kryeministri maqedonas, Nikolla Gruevski për të ikur në Hungari nëpërmjet Shqipërisë është e paqartë. Policia shqiptare njoftoi sot z...

19:55

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI