Flash

Arrestime në Kurbin dhe Lezhë

Lapsi.al 15 November 2018
Arrestime në Kurbin dhe Lezhë

Në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, nga forcat policore të Lezhës, Kurbinit dhe Mirditës, janë ushtruar kontrolle në gjithë qarkun me qëllim goditjen e veprimtarive të paligjshme dhe kapjen e personave në kërkim.

Si rezultat, u arrestuan në flagrancë shtetasit:

- Arjan Lleshaj, 23 vjeç, banues në Mirditë pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar në Mirditë, iu gjet një armë zjarri pistoletë e tipit "Bloë Mini" dhe një sasi e vogël lënde narkotike cannabis sattiva. Vepra penale " Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike" " Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake"

- Florenc Sefgjini, 36 vjeç, banues në Mat, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në Kurbin, iu gjet një dorezë hekuri pa leje. Vepra penale " Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta"

Gjithashtu,  u ndaluan shtetasit në kërkim:

- Fatmir Çupi, 32 vjeç, banues në Mirditë, pasi  Gjykata e Apelit Shkodër me vendimin Nr. 256 datë 08.05.2018, ka rrëzuar lirimin me kusht duke e rikthyer në burg për të vuajtur pjesën tjetër të mbetur të dënimit 1 vit e 11 ditë për veprat penale " Vrasje për shkak të cilësive të veçanta të viktimes" dhe " Prodhim e mbajtje pa leje i armëve luftarake dhe municionit" . Kapja dhe ndalimi i tij u bë i mundur  në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rinas.

- Arben Turku, 41 vjeç, banues në Kurbin, pasi  Gjykata e Tiranës me vendimin Nr. 3310 datë 05.10.2018 e ka dënuar  për veprën penale " Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik". Kapja dhe ndalimi i tij u bë i mundur  nga forcat policore të Kurbinit.

- Besnik Selmani, 52 vjeç, banues në Milot, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin  ka caktuar  ndaj tij në mungesë, masën e sigurisë " Arrest me burg" për veprën penale " Kultivim i bimëve narkotike"

Materialet proçedurale në ngarkim të tyre u referuan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Lezhë dhe Kurbin, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI