Flash

A do t'a këndojë Lady Gaga "Shallow" në Oscar ?!

Lapsi.al 15 November 2018
A do t'a këndojë Lady Gaga "Shallow" në Oscar ?!

Ally (Lady Gaga) e Jackson Maine (Bradley Cooper) kanë kompozuar një prej këngëve më të bukura të dashurisë, “Shallow”, për filmin “A Star Is Born”.

Gaga tha për “Variety” se kënga do të nominohet për “Oscar” dhe se do ta këndojë me kënaqësi në ceremoninë e ndarjes së çmimeve. Kjo mund të realizohet vërtet, pasi në përgjithësi pesë këngët e nominuara performohen gjatë eventit.

“Pa diskutim që po. Edhe Bradley do të ngjitet në skenë më mua”, -tha këngëtarja.

“Kemi biseduar vërtet, sepse në këtë drejtim jam një maniake. I kam dërguar shumë mesazhe për mënyrën se si do të performojmë. Mund të jetë një mënyrë e jashtëzakonshme dhe joortodokse për ta sjellë në skenë”.

Sipas “Variety”, nuk dihet se cila do të jetë mënyra “joortodokse”, por duke njohur “Mother Monster” do të jetë diçka që do të lërë pa frymë.

Të këshilluara

Arjola Demiri:Një natë me Lorik Canën

Arjola Demiri është bërë e njohur për publikun në serialin “O sa mirë”, por edhe në projekte të tjera kinematografike të këtij viti. Ajo ishte e ftuar në emisio...

16:31

Ema Andrea: Profesioni ynë, punë qoke

Mbrëmja e djeshme e Soiree në Top Channel ishte e gjitha e dedikuar librit, artitdhe letërsisë. Kjo në përputhje edhe me javën kur çeli siparin edhe Panairi i 2...

16:09

Justin Bieber , më i qetë pa muzikën

Teksa të gjithë kërkojnë rikthimin e tij me ndonjë album të ri apo me koncerte, Justin Bieber e ka ndarë mendjen që të pushojë nga gjithçka. Këngëtari ka nis...

15:59

Tuba Buyukustun, frikë nga martesa

Tuba Büyüküstün, prej një viti tashmë është në një lidhje serioze me partnerin e saj Umut Evirgen. Ndërkohë që shpesh në mediat turke por dhe më tej është al...

14:38

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI