Flash

Zbulohet letra e gruas së Schumacher-it për të

Lapsi.al 14 November 2018
Zbulohet letra e gruas së Schumacher-it për të

Zbulohet një letër e papublikuar e gruas së Michael Schumacher, e shkruar pas aksidentit të tmerrshëm gjatë kohës që po bënte ski.

49-vjeçarja Corinna Schumacher, e cila është martuar me legjendën e garave të makinave të shpejta për 23 vite, e përshkroi burrin e saj si një luftëtar, i cili nuk do të heqë dorë.

Ajo ia shkroi letrën artistit gjerman Sascha Herchenbach, pasi ai shkroi këngën “Born To Fight” në nder të Schumacher dhe i dërgoi një CD të këngës.

Herchenbach tha se ai nuk priste kurrë të merrte një përgjigje, por mori një letër të shkruar me dorë.Pjesë nga letra:

“Doja t’ju falënderoj sinqerisht për mesazhin tuaj dhe dhuratën e bukur, që do të na ndihmojë në këtë kohë të vështirë. Është mirë të marrësh kaq shumë urime dhe fjalë që shprehin mirësi, është një mbështetje e madhe për familjen tonë. Të gjithë e dimë se Michael është një luftëtar dhe nuk do të heqë dorë”, i shkroi ajo.

Herchenbach zbuloi ekzistencën e letrës dhe përmbajtjen e saj në një intervistë për revistën gjermane “Bunte”.

Të këshilluara

Aktorja turke, në gjendje të dehur në event

Gizem Karaca, ka patur një mbrëmje jo aq të këndshme. Së fundmi, ajo ka marrë pjesë në një event, i cili duket se i la një shije mjaft të hidhur. Pavarësisht se...

16:41

Skivi flet për takimin me Ledrin

Në të gjitha mediat rozë ditën e djeshme u perhap lajmi se Ledri Vula dhe Skivi janë pajtuar. Pasi grupi Skillz u shpërbë dy reperat prej vitesh kishin shkëputu...

16:15

Ledri Vula bashkohet sërish me Skivi-n (FOTO)

Ledri Vula dhe Skivi nisën së bashku karrierën me grupin “Skillks” duke sjellë shumë hite . Por prej vitesh ata u shkëputën nga njëri-tjetri dhe arritën deri a...

14:58

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI