Flash

Veliaj bën prapakthehu: Nuk i quajta protestuesit “shpellarë”

Lapsi.al 14 November 2018
Veliaj bën prapakthehu: Nuk i quajta protestuesit

Erion Veliaj bën prapakthehu. Një ditë pas protestës te “Unaza e re” ku banorët shpërthyen në zemërim ndaj etiketimit si “shpellarë”, kryebashkiaku i Tiranës mundohet të “shuajë zjarrin”.

“Sqarim: - Shpellarë quajta deputetët e Saliut që i sulen barbarisht zonjave police të bashkisë! S’i quaj dot deputetë këta prehistorikë. Saliu i vrau me plumba në mish ne bulevard, le më t’i lejonte te dera. Shpronesimet 100% edhe pse shumica lloto, lavazhe e 8 kate pa leje”, - është shprehur Veliaj në një postim në Twitter.

Por, të hënën Veliaj shprehej ndryshe pasi në një dalje para mediave nuk e bëri këtë diferencim duke i quajtur “shpellarë” të gjithë ata që kundërshtojnë projektin.

“Fatmirësisht shumica e qytetarëve do që unaza të bëhet. Mjafton të pyesni qytetarët që janë sot te Bulevardi i Ri dhe të shikoni çfarë mrekullie ka dalë bulevardi i ri për qytetin dhe si po zhvillohet Tirana aty. Ishte po e njëjta parti me këtë stilin shpellar, dhuno, prish, blloko, jo po s’duam, jo po mos e prek. Ja ku është sot bulevardi” – ishte reagimi i Veliajt. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI