Flash

Saga kriminale e Shkodrës, ky është motivi që dyshohet për vrasjet e Ferrecakëve

Lapsi.al 14 November 2018
Saga kriminale e Shkodrës, ky është motivi që dyshohet

Qyteti i Shkodrës u trondit mesditën e sotme nga një tjetër ngjarje kriminale e një profili të rëndë. Në vendin e quajtur ‘Markata Rus’ në lagjen ‘Partizani’, 31-vjeçari Fatos Ferracaku u ekzekutua me 8 plumba në kokë, ndërsa miku i tij Fatmir Mehaj mbeti i plagosur.

Motivi i krimit nuk dihet ende, ndërsa një burim i tha Lapsi.al se policia ka dyshime që Ferracakët kanë dijeni për vrasjen e ish-policit Boran Bërçana dhe bashkëjetueses së tij Silvi Ndoci, prandaj po ekzekutohen për të humbur gjurmët e krimit.

Për Arjan Ferracakun që u ekzekutua teksa shëtiste me kalë më 1 shtator, u hodh në media teza se ai mund të ishte ekzekutuar gabimisht. Por burimet thonë për Lapsi.al se ai ka parë vrasjen e ish policit dhe bashkëjetueses së tij. Për të njëjtin motiv, pra të pasjes dijeni për këtë ngjarje, duket se është ekzekutuar sot edhe kushëriri i tij, Fatos Ferracaku.

Ferracaku, tregtar peshku në markatë, u nda nga jeta në spital. Dëshmitarë të vrasjes ishin dhjetra qytetarë, të pranishëm në këtë zonë të populluar të Shkodrës. Autorët e vrasjes u larguan nga merkata me motorr. Sipas dëshmitarëve të shumtë, ata ishin të maskuar. Motori që përdorën vrasësit u gjet i djegur në një lagje periferike të Shkodrës. Policia ka shoqëruar disa persona deri më tani, por ende nuk dihet kush janë autorët.

©LAPSI.al 

Të këshilluara

Arrestohet në Tiranë tregtari i kokainës

Një 43 vjeçar është arrestuar në flagrancë pasi është kapur me lëndë narkotike të llojit kokainë. Operacioni i koduar "Stok" përfundoi me arrestimin e shteta...

17:59

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI