Flash

Rrjetit Ekuador-Australi-Greqi i kapen 1.5 mln € kokainë, pranga "shefit" shqiptar e grupit

Lapsi.al 14 November 2018
Rrjetit Ekuador-Australi-Greqi i kapen 1.5 mln € kokainë, pranga

Në Greqi dhe më gjerë po kryhet një operacion i madh ndërkombëtar për trafikimin e kokainës nga Ekuadori në drejtim të Australisë.

Mediat greke shkruajnë se dy grekë dhe një shqiptar duket se janë "truri" i këtij grupi të madh ndërkombëtar i trafikut të kokainës, i cili u godit nga autoritetet greke në bashkëpunim me DEA-n amerikane dhe autoritet ekuadoriane. Një nga të arrestuarit është pronar i një kafeneje, ndërsa një tjetër është i angazhuar në shitjen e makinave.

Në total, 3 persona janë arrestuar në Greqi dhe 6 persona në Ekuador. Autoritetet kapën një varkë me vela që mbante 300 kg kokainë nga Ekuadori në Australi.

Më pas, lënda narkotike do të përfundonte në Evropë përmes Greqisë. Sipas informacioneve të para, kokaina kap një shifër prej 1.5 mln eurosh./ora news

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI