Flash

Pogba deklaron përkatësinë: "Tek Juventus 4 vjet pushime"

Lapsi.al 14 November 2018
Pogba deklaron përkatësinë: "Tek Juventus 4 vjet
Në ndeshjen e fundit mes Juventus e Manchester United, në Champions League, u pa qartë se tifozët bardhezinj nuk e kanë harruar Paul Pogba e ëndërrojnë një rikthim në Torino për mesfushorin francez, i pritur me entuziazëm të madh në Stadium. Zërat për një transferim të mundshëm të mesfushorit kampion bote tek Juventus që në janar, kanë marrë një goditje të fortë nga vetë Pogba, që pavarësisht një raporti jo idilik me Mourinho deklaron dashurinë për Red Devils. "Kur u ktheva tek Manchester United ishte gjëja më e bukur, ndjeva se u ktheva në shtëpi - ka deklaruar Pogba për 'Inside United', revista zyrtare e klubit – Kam ëndërruar gjithnjë të luaj me këtë skuadër e të bëj ndeshje të shkëlqyera në Old Trafford. Asgjë nuk ka ndryshuar nga hera e parë, ndoshta disa shokë skuadre dhe trajneri. Por pjesa tjetër e klubit ka mbetur e njëjta”. Me pak fjalë, ajo që ka ndërmend të sqarojë francezi është: “Jam kthyer në shtëpi, por për mua është sikur të mos isha larguar kurrë, thjesht isha me pushime për 4 vjet". Nuk është një mohim i eksperiencës së tij me Juventus, përkundrazi, Pogba është shumë i lidhur ngjyrat bardhezi, por thjesht një deklaratë që duhet të fshijë zërat e merkatos, që në verë e panë pranë Barcelonës e Juventus. Paul Pogba i përket me kontratë e më zemër Manchester United.

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

INVESTIGIMI/ Ku u strehua për 3 muaj Ergys Agasi

I akuzuari kyç i aferës së AKSHI, Ergys Agasi qëndroi për tetë muaj në arrati në një godinë në Shkozet të Durrësit, nën mbrojtjen e një organizate kriminale. Edhe pse informacionet për vendodhjen e tij nuk munguan, u desh një rotacion në krye të Policisë së Shtetit për të bërë të mundur arrestimin.

13:35

Me sytë katër

PAPARAZZI