Flash

PD akuza për Prokurorinë e Krimeve të Rënda: Pse nuk po heton Vangjush Dakon

Lapsi.al 14 November 2018
PD akuza për Prokurorinë e Krimeve të Rënda: Pse nuk po

Partia Demokratike doli sot ne nje deklarate zyrtare per te hedhur akuza ndaj Prokurorise se Krimeve te Renda, qe drejtohet nga Donika Prela lidhur me rastin “Dako”. Per koecidence ose jo, PD-ja e percolli qendrimin kunder Preles po permes nje deputete femer, Dhurata Cupi.

Deklarata e plote e Dhurata Çupit, deputete e Partise Denokratike;

Po bëhen tre javë që shqiptarët kanë parë provat e përfshirjes së Vangjush Dakos në krimin e blerjes së votave bashkë me bandat, por nga prokuroria ka vetëm heshtje.

Nën urdhrat politikë të Edi Ramës, Prokuroria e Krimeve të Rënda, nuk po e heton Vangjush Dakon, megjithëse është provuar publikisht se ai ka gënjyer për miqësinë dhe shkëmbimin e favoreve me bandën e Avdylajve.

Vangjush Dako ka qindra faqe përgjime me bandat në Durrës, të cilat prokuroria i disponon, por i fsheh, që të mos bëhen publike pazaret e Kryetarit të Bashkisë së Durrësit për blerjen e votave, në këmbim të favoreve, lejeve, punësimeve, tenderave, pasurive publike të Durrësit.

3 përgjimet e bëra publike me miqtë trafikantë ndërkombëtarë droge që blejnë vota për Partinë Socialiste dhe që marrin falenderimin e Vangjush Dakos pas zgjedhjeve, janë vetëm fillimi.

• Ndryshe nga sa ka pohuar Dako, përgjimet faktojnë se Kryebashkiaku i Durrësit ka komunikim me bandën e Avdylajve shumë kohë para zgjedhjeve. Biseda e shkurtit 2017 me Altin Avdylaj, me nofkën Niçja, të cilit i premton një favor, e provon këtë.

• Dosja 339 fakton se Kryetari i Bashkisë së Durrësit, pasi ka blerë vota, bashkë me trafikantët ndërkombëtarë të drogës, komunikon sërish me Niçen për të falenderuar kreun e bandës, Astrit Avdylaj, dy ditë pas zgjedhjeve.

• Nga përgjimet shqiptarët kanë parë sesi banda e Avdylajve, një pjesë e të cilës është në burg për trafik ndërkombëtar droge, i kërkon Dakos të ndërhyjë për të larguar forcat speciale.

Pavarësisht këtyre fakteve dhe mashtrimeve publike të Kryebashkiakut të Durrësit, Prokuroria nuk e ka marrë asnjëherë në pyetje Vangjush Dakon.

Shërbëtoret e Edi Ramës në Prokurori duhet t’u thonë shqiptarëve:

• Kush po e mbron Vangjush Dakon nga Forca e Ligjit.

• Kush ka bllokuar arrestimin e Kryetarit të Bashkisë së Durrësit?

Vangjush Dako sot duhet të ishte në burg! Ai duhet të arrestohet për krimin elektoral të blerjes së votave bashkë me bandat për llogari të pushtetit ilegjitim të Edi Ramës! Faktet janë në dosjen 339!

Në Shqipëri nuk ka për të patur asnjë process normal politik derisa të ndëshkohet krimi elektoral, që blen pushtetin me paratë e krimit dhe korrupsionit dhe më pas sundon vendin bashkë me bandat kundër interesave të shumicës së shqiptarëve.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI