Flash

Pasi mblodhi fondet për funeralin, ndërron jetë aktorja

Lapsi.al 14 November 2018
Pasi mblodhi fondet për funeralin, ndërron jetë aktorja

U ndje’ keq ndërkohë që festonte 40 vjetorin e lindjes së saj me mikeshat e veta në Newcastle.

Pas disa ditësh, aktorja e Netflix, Shirley Hellyar ka zbuluar se kishte një formë të agravuar të limfomës dhe kishte pak javë jetë.

Në atë pikë, Hellyar vendosi të hapë një faqe interneti për të mbledhur fonde në mënyrë që të paguante funeralin e saj. Aktorja, e cila kishte aktruar në “Mbreti i jashtligjshëm”, vdiq dy ditë para daljes së filmit.

Shirley Hellyar shpjegoi publikisht se kishte vendosur të mblidhte fonde për funeralin e saj, në mënyrë që, prindërit e saj, të cilët kishin humbur një djalë, të mos detyroheshin të paguanin për lamtumirën e saj të fundit.

Në total u dhuruan 7 mijë stërlina nga mbi 300 persona, të cilët iu gjendën pranë aktores dhe familjes së saj.

Hellyar kishte komentuar publikisht iniciativën e saj: “Asnjë prind nuk duhet të paguajë për të varrosur të dy fëmijët e vet”.

Të këshilluara

“Prive” kap çastin që të gjithë kanë pritur prej kohësh ta shohin. Dyshja Skivi-Ledri kanë qetësuar gjakrat dhe kanë nisur bashkëbisedimet për tu sqaruar. Ma...

08:42

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI