Flash

Pas amerikanëve reagon ambasadorja gjermane: Përshëndesim dënimin e Shullazit

Lapsi.al 14 November 2018
Pas amerikanëve reagon ambasadorja gjermane: Përshëndesim

Pas ambasadës së SHBA në Tiranë, ka ardhur edhe reagimi i ambasadës gjermane lidhur me dënimin e Emiljano Shullazit  dhe grupit të tij.

Në Facebook, ambasadorja gjermane, Susanne Schulz ka përshëndetur faktin që është dhënë një vendim dënimi nga Gjykata e Krimeve të Rënda dhe sipas saj, askush nuk duhet të qëndrojë mbi ligjin.

Ambasada shprehet se  përmirësimi i bilancit të sukseseve në luftën kundër krimit dhe korrupsionit është detyra kryesore për integrimin e Shqipërisë.

“E kam ndjekur me shumë vëmendje procesin ndaj pesë të pandehurve në çështjen Emiljano Shullazi dhe përshëndes faktin që tanimë është marrë një vendim në shkallë të parë. Vendimet e Gjykatës për Krimet e rënda të bëra të ditura ditën e djeshme tregojnë, që askush nuk qëndron mbi ligjin, sikundër nënvizojnë forcën e shtetit ligjor në Shqipëri.

Është e rëndësishme që drejtësia shqiptare të vazhdojë të veprojë kundër krimit të organizuar mbi bazën e ligjit dhe të drejtës. Përmirësimi i bilancit të sukseseve në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit është një nga detyrat qendrore të Shqipërisë në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian”- thotë ambasada.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI