Flash

Kjo është 13-vjeçarja që do të perfomojë në Romë krah Ermal Metës dhe Dua Lipës

Lapsi.al 14 November 2018
Kjo është 13-vjeçarja që do të perfomojë në

Në datën 19 nëntor, artistët shqiptarë si Inva Mula, Dua Lipa, Genc Tukiçi, Eno Peçi, Lorik Cana, Olen Çezari, Elhaida Dani dhe Ermal Meta; do të bëhen bashkë në teatrin “Argentina”, për të nderuar heroin tonë kombëtar, Skënderbeun. Me kërkesë të kreut të Misionit Diplomatik të Shqipërisë në Selinë e Shenjtë, Majlinda Dodaj, Papa Françesku do të takojë përfaqësues të popullit shqiptar në Vatikan, të cilët do të shoqërohen nga autoritet e larta të qeverisë shqiptare dhe nga liderit e të gjitha besimeve fetare. Mes emrave të njohur do të jetë edhe vogëlushja shqiptare, Erza Muqolli krenaria jonë në Francë, aty ku 13-vjeçarja po ndjek karrierën e saj si këngëtare. Erza Muqolli ka lindur në Francë por prindërit e saj janë me origjinë nga Drenica. Erza u bë e njohur me zërin e saj unik në Francë, duke tërhequr vëmendjen në mbarë botën. Vogëlushja konsiderohet si një nga talentet më të mëdha të së ardhmes. Muqolli konkuroi në emisionin “France’s Got Talent”, ku arriti të renditet në 5 finalistet e para dhe më pas fitoi çmimin e tretë. Vajza e vogël është shumë e njohur në Francë dhe e kanë krahasuar me shumë emra botërorë, një ndër ta edhe francezja Indila. Tashmë Erza është pjesë e grupit Kids United, i përbërë nga 5 fëmijë të talentuar, të cilët këndojnë nëpër qytete të ndryshme të Francës.

Të këshilluara

Ledri Vula bashkohet sërish me Skivi-n (FOTO)

Ledri Vula dhe Skivi nisën së bashku karrierën me grupin “Skillks” duke sjellë shumë hite . Por prej vitesh ata u shkëputën nga njëri-tjetri dhe arritën deri a...

14:58

Jesie J jep lajmin e trishtë: Nuk bëj dot...

Jessie J ka rrëfyer për herë të parë një lajm të dhimbshëm për të. Ajo nuk mund të bëjë dot fëmijë dhe për këtë ka folur në shfaqjen e Royal Albert Hall, mbr...

14:13

Morgan Freeman: Kam jetuar gabim

Unë jam 80 vjeç dhe fatkeqësisht jam shtrirë në një krevat spitali. Kam miliona dollarë në bankë, por unë nuk mund të ble dot shëndet për të shpëtuar jetën time...

13:29

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI