Flash

Gazetari rrëfen detajet: Pse Kacifas mund të ketë kryer vetëvrasje

Lapsi.al 14 November 2018
Gazetari rrëfen detajet: Pse Kacifas mund të ketë kryer

Gazetari Ferdinad Dervishi ka qenë i ftuar sot në studion e lajmeve në Fax News, ku hedhur një tezë të re lidhur me vdekjen e Konstantinos Kacifas, 35-vjeçarit grek, i cili ka shërbyer si një mollë sherri mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Sipas gazetarit, ka shumë elementë që të çojnë të mendosh se Kacifas ka kryer vetëvrasje dhe nuk është qëlluar nga ana e RENEA. Gazetari këmbëngul se dy plumba që ka pasur Kacifas në afërsi të zemrës janë qëlluar me qitje të puthitur.

Sipas tij, për herë të parë shteti shqiptar veproi si i tillë, duke e mbajtur kokën lart në raport me Greqinë, dhe se deklaratat e politikanëve kanë qenë përgjithësisht korrekte.

“Ka disa të dhëna që të çojnë te vetëvrasja e Kacifas, edhe qitësi më i mirë në botë nuk mund të fusë dy plumba në një afërsi të tillë pranë zemrës. Në rast se bie një plumb në zemër nga një shënjestër nga larg, atëherë trupi bie dhe nuk mund të qëndrojë më si një tabelë qitjeje dhe për plumbin e dytë.

Mbase mund të bëhet një hetim për forcat RENEA po unë mendoj se do të ketë një rezultat ‘që qitja është kryer me puthitje’. Pa u bërë një ekspretizë ti del në përfundimin se e ka vrarë RENEA, në një kohë që ka dhe mundësi të tjera.

Kjo u bë edhe për shkak të çështjeve nacionaliste, tani kjo çështje nuk kthehet dot mbrapsht, se dalin dhe thonë grekët që shqiptarët po lajnë duart. Të dy palët duan që Kacifas të jetë i vrarë nga RENEA, ekspertiza në një moment të caktuar do të vihet në shërbim të publikut. Unë pashë një shtet shqiptar të reagonte si shtet përballë Greqisë, duke filluar me një eurodeputete debile (më falni për shprehjen).

Për herë të parë unë pashë një shtet shqiptar që nuk uli kokën, duke thënë që ne jemi të barabartë. Kryeministrit ia thanë, ai nuk është teknik, që një njeri është vrarë apo ka vrarë veten del vetëm në sajë të një ekspertize.

Për një të vdekur nuk është koha dhe vendi që të përdoren epitete. Politika për herë të parë e luajti si duhet rolin e vetë, më ka bërë përshtypje Berisha, që ditën që ndodhi ngjarja tha që të pritej të bëhej ekspertiza”, u shpreh Dervishi

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI