Flash

“Gabimi” i Ramës në ceremoninë rivarrosjes së eshtrave të Mid’hat Frashërit

Lapsi.al 14 November 2018
“Gabimi” i Ramës në ceremoninë rivarrosjes së

Me një ceremoni shtetërore të zhvilluar në hyrje të Liqenit Artificial në Tiranë u rivarrosën eshtrat e Mid’hat Frashërit. Një ceremoni që nxitur polemika ditët e fundit mbi rolin e kësaj figure në historinë tonë të 100 viteve të fundit. Pika më e debatuar e djalit të Abdyl Frashërit është qëndrimi i tij gjatë Luftës së Dytë Botërore si një nga themeluesit e Ballit Kombëtar.

Në një fjalë të gjatë të mbajtur në ceremoni, kryeministri Edi Rama u ndal gjatë te vlerat e tij si erudit dhe aktiviteti i tij politik para dhe pas shpalljes së Pavarësisë. Temën “e nxehtë” të rolit të Mid’hat Frashërit gjatë Luftës së Dytë Botërore, kryeministri e kaloi me frazën “punoi, por edhe gaboi” edhe pse historia botërore na tregon se për një gabim, emra të mëdhenj janë renditur tashmë në anën e gabuar të historisë.

“U përgjigjem sot gjithë atyre që i ka sekëlldisur ky rikthim. Mid’hat Frashëri i dha Shqipërisë gjithçka kishte dhe mundi. Ëndërroi dhe punoi pa u lodhur për këtë vend. Patjetër, edhe gaboi, por në tërë sa bëri edhe në gabim as nuk bëri vetë e as nuk nxiti me gojë dhe penë një krim” – tha Rama.

LEXO EDHE:

Rikthimi i Mid’hat Frashërit/ Nderim për një erudit apo rehabilitim për një kolaboracionist

Atyre që mendojnë se ceremonia shtetërore është e tepëruar për një person të reshtuar në krah të pushtuesit, Rama u tha se nuk është një provokim.

“Kështu që kush e sheh arkëmortin e tij si provokim ndaj një historie që e shkuajtën fitimtarët, bën mirë të ulë kokën dhe të kujtohet se sa krime ndryshe nga Mid’hat Frashëri bënë ata që e shkruan dhe na e mësuan me pahirin e gjysmë të vërtetës historinë e gjysmës tjetër të Lumo Skendos” - shtoi kreu i së majtës që më pas pohoi “po, ai ishte edhe kryetar i Ballit Kombëtar” duke shtuar se gjatë qëndrimit në migrim kishte bërë ndarje me ata që “kishin lyer duart me gjak”.

Por, Rama tha vetëm gjysmën e së vërtetës. Ai e dënoi mënyrën se si komunistët na e mësuan historinë me cilësinë e fitimtarit, por ndoshta duhet të rendiste edhe disa nga gabimet që Mid’hadi i ndjerë kishte bërë. Duke anashkaluar këtë pjesë Rama ra në kurthin e asaj që vetë kritikoi, duke lartësuar vetëm një anë të medaljes pa vënë në balancë edhe pjesën tjetër. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI