Football Leaks me dokumentat e tij po minon qetësinë e botës së futbollit. Jemi mësuar me historitë e shmangjes së deklarimit të të ardhurave dhe akuzat për evazion fiskal, por në gjithë kaosin ka dhe histori pozitive. Fytyra e pastër e futbollit ka një emër: N'Golo Kanté. Mesfushori i Chelsea, unik në thjeshtësinë e ndrojën e tij, ka refuzuar të të marrë para në llogari offshore: "Më mjafton paga normale".
Mesfushori francez është një nga ata që qendrojnë gjithnjë në linjë të dytë, përvec se në rastin kur duhet të luajë futboll. Një persona gati i pazakontë në botën e futbollit, por që është konfirmuar në origjinalitetin e tij edhe në raste të tjera, ku larg telekamerave mund të kishte vepruar ndryshe. Por nuk e ka bërë asnjëherë.
Nga faqet e Football Leaks, që po bëjnë të dridhen për motive të tjera shoqëri të rëndësishme si Psg e Manchester City, del edhe emeri i tij. Këtë here krejtësisht për mirë, ndoshta është e trishtë të nënvizosh dicak që duhet të ishte normaliteti. Kanté në fakt ka refuzuar të marrë para në llogari offshore, pratikë e zakonshme mes klubeve të Premier League për të paguar të drejtat e marketingut e imazhit, duke refuzuar: "Paratë e rrogës normale më mjaftojnë".