Flash

Eshtrat e Mid’had Frashërit, Berisha: I dha gjithçka Shqipërisë. Historia nuk ishte e drejtë me të

Lapsi.al 14 November 2018
Eshtrat e Mid’had Frashërit, Berisha: I dha gjithçka

I pranishëm në homazhet për Mid'hat Frashërin tek Akademia e Shkencave, pas mbërritjes së eshtrave të tij në atdhe, Sali Berisha u shpreh se sot kombi shqiptar përulet me nderim të madh para pasardhësit të frashëllinjve.

Sipas Berishës, Mid'hat Frashëri i dha gjithçka Shqipërisë, pavarësisht se historia nuk qe e drejtë me të.

“Sot Kombi shqiptar përulet me nderimin më të madh para pasardhësit të frashëllinjve të pavdekshëm dhe para njërit prej personaliteteve më të shquar të botes shqiptare dhe të mendimit politik e shkencor. Ky burrë i madh i dha Shqipërisë gjithçka kishte më të shtrenjtë dhe bashkëkreysoi Kongresin e alfabetit dhe vuri firmën për shpalljen e  Pavarësisë. Një studiues dhe kollos i letrave. Ishte themelues i nacionalizmin qytetar shqiptar dhe promotor i Luftës së shqiptarëve për liri. Historia nuk ka qenë e drejtë për Midhad Frashërit, por ai sot ven dhe pushon në atdheun e tij. Ata që urdhëruan eliminimin e tij fizik përfundojnë në koshin e plehrave, e kam fjalën për Enver Hoxhën” - u shrpeh Sali Berisha.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI